Eventi përmbyllës i iniciativës "Ambasador për një ditë" u zhvillua përmes platformës online, ku morën pjesë Ambasadorja Donika Hoxha dhe Ambasadorja e re për një ditë Dunja Kelçova. Tema e përzgjedhur këtë vit "Bullgaria në skenën botërore" u ofroi Ambasadoreve të reja një përvojë të vërtetë të diplomacisë shumëpalëshe dhe si të mbështesin sistemin ndërkombëtar bazuar në rregulla në kuadrin e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së në Vjenë në muajin shkurt.
“Kjo ishte pjesëmarrja ime e dytë në këtë nismë të mrekullueshme" Ambasador për një ditë ", e cila ka një ndikim të konsiderueshëm nëpër shkollat e mesme në Bullgari në inkurajimin e vajzave e reja për të shprehur pikëpamjet e tyre për çështjet sociale, duke u zhvilluar si personaloitete. Jam shumë e lumtur për këtë se isha mentore e një vajze të re nga qyteti Velingrad, Dunja Kelçova, e cila është me të vërtetë e pjekur për moshën e saj. Unë pashë se ajo ka potencial për të qenë një lidere e ardhshme dhe uroj që ajo të vazhdojë të zhvillojë vetëbesimin dhe këmbënguljen e saj”, tha Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Sofje Donika Hoxha.
“Mos heshtni, flitni me zë lartë dhe të guximshëm. Ju jeni njerëzit e ndryshimit drejt më së mirës. Jini përgjegjëse, në mendimet dhe veprimet tuaja synoni të vështirën, e cila mund të duket dhe e paarritshme”. Me këtë thirrje Nënpresidentja Ilijana Jotova ua drejtua fituesve të nismës “Ambasador për një ditë” në eventin e madh online, me të cilin përfundoi edicioni i sivjetshëm.
Ngjarja u organizua për vitin e tretë me radhë nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Sofje dhe ishte nën patronazhin e Nenpresidentes. Qëllimi i saj është t’i inkurajojë vajzat nga e gjithë Bullgaria për të treguar potencialin e tyre. Më shumë për nismën dhe për edicionin e saj të vitit të kaluar mund të mësoni këtu.Pas perëndimit të diellit (ora 17) më 22 prill, fillon Pesah - një nga tre festat më të mëdha për hebrenjtë. Si datë dhe ditë, festa është e ndryshueshme dhe ndodh pas ditës së 14-të të muajit pranveror të Nisanit, duke filluar pas ekuinoksit..
Nisma për mbledhjen e kapakëve prej plastmase e njohur si "Kapakë për të ardhmen" vazhdon të gjenerojë energji pozitive. Prej disa vitesh ajo ka treguar se si një produkt i mbeturinave si kapakët e shisheve plastike mund të bëhet simbol i së..
Fizikë argëtuese me eksperimente nga të gjitha fushat e fizikës, demonstrime të metodave për kërkimin e botëve të reja në hapësirë, kushtet e nevojshme për të quajtur një planet "binjaku i Tokës", një takim me kërkuesit bullgarë të ekzoplaneteve..
Më shumë se 30 vjet, pas ndryshimeve demokratike në vendin tonë në vitin 1989, Dita e 1 Majit vazhdon të jetë festë zyrtare dhe ditë pushimi, por..
Diskutime të ashpra në shoqëri shkaktoi një vendim i qeverisë nga mbledhja e 30 prillit për t'i dhënë dritën jeshile ndërtimit të spitalit të..
Të Enjten e Madhe, të krishterët ortodoksë rijetojnë ditët e fundit të jetës tokësore të Jezu Krishtit dhe kujtojnë vuajtjet, vdekjen dhe varrimin e..