Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turistë nga BE-ja mund të hyjnë në Bullgari nga Greqia vetëm përmes pikave kufitare Kullata dhe Makaza

Foto: BGNES

Nga 22 korrik deri më 4 gusht autoritetet kufitare greke nuk lejojnë të kalojnë në të dy drejtimet të gjitha mjetet transportuese përmes pikave kufitare Ilinden-Eksohi, Kapitan Petko Vojvoda-Ormenin dhe Ivajllovgrad-Kiprinos. Automjete për transportimin e mallrave mund të kalojnë vetëm përmes Kullata-Promanov, ndërsa furgonat mallrash përmes Makaza- Nimfeja. Tani turistët mund të hyjnë në Greqi përmes pikës kufitare Kullata - Promahon me rezultat negativ nga PCR test për koronavirus bërë brenda 72 orëve të fundit dhe prezantuar në gjuhën angleze. Turistët mund të hyjnë nga Greqia në Bullgari përmes pikave kufitare Kullata dhe Makaza.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me rënien e Shengenit, pritet një rritje e turistëve verorë në bregun e Detit të Zi

Ka një rritje të ndjeshme të rezervimeve të hershme për sezonin turistik veror në bregun bullgar të Detit të Zi, njofton Shoqata Bullgare e Hoteleve. Tregjet kryesore ku po përqendrohet vëmendja mbeten Polonia, Republika Çeke, Mbretëria e Bashkuar dhe..

botuar më 25-01-21 12.22.MD
Presidenti Radev

2025 do të jetë një pikë kthese jo vetëm për Bullgarinë, tha presidenti Rumen Radev

Në vitin 2024 demokracitë përfituan nga ndryshimet politike dhe teknologjike duke rrëzuar liderët e dështuar, duke braktisur idetë e vjetruara dhe duke përqafuar prioritete të reja, të argumentuara mirë. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në edicionin e..

botuar më 25-01-21 11.31.PD

Bullgaria dhe Mali i Zi diskutuan bashkëpunimin për “Destinacionin Ballkani”

Potenciali zhvillimor i Sofjes dhe Plovdivit në kuadër të iniciativës bullgare "Destinacioni Ballkani" u diskutua mes ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh dhe kolegëve të tij në turizëm dhe transport nga Mali i Zi - Simonida Kordiq dhe Maja Vukićević...

botuar më 25-01-21 10.02.PD