Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E majta organizoi një miting antiqeveritar në vend të tubimit tradicional në Buzlluxha

| rinovuar më 20-07-25 1.58.MD
Liderja e BSP-së Kornelija Ninova në mitingun e sotëm
Foto: BTA

“Partia Socialiste Bullgare (BSP) ngul këmbë për zgjedhje para afatit dhe dorëheqjen e qeverisë së Bojko Borisovit dhe të Kryeprokurorit”, shkroi në rrjetet sociale liderja e BSP-së Kornelija Ninova disa orë para fillimit të mitingut të partisë në qendër të kryeqytetit.

Liderja e së majtës e quajti “fitore” çlirimin e popullit nga frika dhe apatia dhe deklaron se po vjen një krizë, me të cilën pushtetarët nuk mund të përballen.

BSP zhvilloi sot tubimin e saj tradicional, por jo si zakonisht në Buzlluxha, por para godinës së Këshillit të Ministrave. Mitingu me moto “Kundër korrupsionit dhe vjedhjes – së bashku për Bullgarinë”. “Njerëzit kanë të drejtën të protestojnë, ju lutem të mos ketë dhunë dhe provokacione dhe çdonjëri ta shprehë mendimin e vet, por me respekt ndaj të tjerëve”, iu drejtua Kornelia Ninova shumicës së grumbulluar.

Sa i përket protestave të djeshme, kur protestuesit kishin rrethuar Televizionin Kombëtar Bullgar dhe liderja e BSP-së duhej të dilte nga ndërtesa me kordon policësh pasi mori pjesë në programin televiziv “Panorama” ajo deklaroi: Nuk mendoj se ka skenarë”.

Më shumë nga rubrika

Testimi i fëmijëve për Covid në shkollë do të shtyhet me të paktën një javë

Ajo që u shfaq në media se nga e hëna fëmijët deri në klasën e 4-të do të shkojnë në shkollë nuk është e vërtetë. Është shumë e mundur që nëse nuk ka bllokim të plotë, kjo të ndodhë nga 8 nëntori. Këtë e tha për televizionin Bulgaria on AIR,..

botuar më 21-10-28 10.57.PD

Më shumë se 90 000 janë pacientët tashmë të regjistruar zyrtarisht me Covid-19

5643 janë të sapo infektuar me koronavirus në vend gjatë ditës. 13.6 për qind e 41 613 testeve të kryera u rezultuan pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. 86.99 për qind e të infektuarve nuk ishin të vaksinuar. Pacientët aktivë të..

botuar më 21-10-28 10.16.PD

Parashikimi i motit për 28 tetorin

Mëngjesin e së enjtes do të ketë mjegulla në afërsi të rezervuarëve dhe në lugina. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 3° në disa vende të Bullgarisë Perëndimore, deri në rreth 9° - në bregun e Detit të Zi. Gjatë ditës moti do të jetë me..

botuar më 21-10-27 8.05.MD