Në kuadrin e Festivalit Muzikor “Ditë të muzikës klasike” u prezantua dhe xhaz koncertii vetëm. Në skenën e qytetit bregdetar Ballçik dolën muzikantët nga grupi “Fënkalero” me lider Vasill Spasov (piano).
Qytetin Ballçik e quajnë “qytetin e Bardhë”- për shkak të shkëmbinjve gëlqerorë përreth. Këtu, gjatë vitit 1909 është ndërtuar mulliri më i madh në Ballkan, i cili sot është kthyer në një qendër informacioni, përpara së cilës gjendet skena e festivaleve. Ky është edicioni i 11 i festivalit, kurse publiku dhe interpretuesit me siguri do ta mbajnë mend si një nga forumet e pakta muzikore, të cilët nuk u anuluan në situatën e masave të jashtëzakonshme për kufizimin e infektimit me Covid-19.
“Admirimet e mia janë për Fondacionin “Akademia klasike” dhe Bashkinë e qytetit Ballçik. Kohët janë të vështira për një radhë shkaqesh, por ata mundën të realizojnë këto takime të shkëlqyera këtu në breg të detit. Festivali është me të vërtetë “plotë jetë”, të shtatë mbrëmjet janë shumë të larmishme. Çdo gjë është organizuar shkëlqyeshëm, si gjithmonë në këtë festival.
Në hapje për herë të parë në Ballçik erdhi për vizitë muzikantja në perkusion Vivi Vasileva. Ne e njohim para së gjithësh nga koncertet e saj të përbashkëta me vëllain e saj –violinistin e njohur Vasko Vasilev. Ajo ka karrierë të suksesshme vetjake , merr gjithnjë e më shumë ftesa, më në veçanti për në Gjermani ku jeton dhe punon. Kohët e fundit gjithnjë e më shpesh mund ta dëgjojmë dhe në Bullgari, gjë e cila është e shkëlqyer. Ajo është shumë artistike, me një burim të madh idesh. Mund të shikosh lumturinë e madhe të cilën e provon kur është në skenë. Kishte një publik të shumtë në numër në skenën e re të hapur rreth “Mullirit” kurse Vivi ekzekuton bashkë me Lukas Campara Diniz nga Brazili me të cilin shpesh zhvillojnë koncerte të përbashkëta. Programi i tyre shkaktoi duartrokitje të shumta, qe një shpërthim i vërtetë. Kësaj radhe për vizitë na vjen dhe Ansambli i Veglave të Frymëmarrjes i Bukureshtit. Dëgjuam dhe Kvarto Kuartetin dhe solistë të Filarmonisë së Sofjes, kitaristin Sanel Redžić (Bosnjë dhe Hercegovinë) dhe Ansamblin e Kitarës “Akademika”. Një program shumë të larmishëm prezantuan dhe solistët dhe orkestra e Operës Shtetërore nga qyteti Burgas. Ata janë mes pjesëmarrësve të rregullt, si dhe kolegët e tyre nga Opera Shtetërore e qytetit Varna. Ata do të paraqesin galla-koncertin e shumëpritur operistik më 1 gusht, me të cilin do të përfundojnë “Ditët e muzikës klasike”. Festivali në qytetin e bukur detar ka qindra adhurues prej viteve. Cili është publiku në këtë edicion. Ja dhe përgjigjen e drejtueses së këtij programi:
“Këtu shpesh vijnë njerëz, të cilët zgjedhin javën e fundit të muajit korrik që të gërshetojnë pushimin e vet detar me takimet e këndshme , të cilat i propozon programi i festivalit. Kuptohet, se sivjet ka shumë pak turistë të huaj, por qyteti fare nuk duket bosh. Kurse mes publikut në koncertet gjithmonë janë dhe banuesit e qytetit Ballçik, për të cilët këto ditë janë një festë e vërtetë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: balchikclassicdays.com
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e..
Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të..