Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ylli i Metropolitanit Diana Damrau para koncertit të saj të parë në Bullgari

Foto: sofiaphilharmonic.com

Diana Damrau - një nga këngëtaret më të shquara të operës të kohës sonë, do të hapë stinën e re të Filarmonisë së Sofjes në fillim të shtatorit. Në të ylli i Metropolitanit do të jetë në partneritet me basin francez Nicolas Testé, i cili është dhe bashkëshorti i saj. Dirigjent është bashkatdhetari ynë Pavell Balev, i cili prej viteve punon në Gjermani, dhe aktualisht është dirigjenti kryesor i Filarmonisë në Baden-Baden.

Rolet të cilat Diana Damrau rikrijon janë pjesë nga afishet e operave Metropolitane,  La Scala, Royal Operës në Londër, Operës Shtetërore të Bavarisë dhe Festivalit të Salzburgut. Ajo ka lindur dhe ka mbaruar arsimin e vet në Gjermani, dhe është Kammersängerin e Operës Shtetërore të Bavarisë dhe mbajtëse e Urdhrit të Bavarisë Maksimiljan për Shkencë dhe Art (Maximilian Order for Science and Art)  (2010), si dhe të çmimeve të panumërta prestigjioze.

Programi i arieve dhe dueteve të operës, të cilin do ta dëgjojmë  në sallën “Bëllgaria” quhet “Afera mbretërore - Mbretër dhe mbretëresha të operës” (Royal Affairs – Kings & Queens of Opera). Në të Damrau dhe basi Teste do të interpretojnë duete nga Verdi, Rossini, Belini, Donizetti dhe Tchaikovsky. Kjo është një premierë e projektit të koncerteve, i cili më vonë do të prezantohet në Gjermani, Singapor e vende të tjera. Do të ketë edhe një “koleksion tjetër mbretëror”- gjatë muajit tetor “Donizetti: Tudor Queens”, albumi i ri solo i Diana Damrau. Në intervistë për Radio Bullgarinë ajo tha:

“Është shumë emocionuese dhe për mua dhe për bashkëshortin tim. Ka disa premiera të mbledhura në një ditë - për herë të parë do të jemi në Bullgari dhe do të këndojmë përpara publikut të shkëlqyer bullgar, do të realizojmë dhe koncertin e parë  me këtë repertor. Jemi të lumtur dhe e presim me shumë emocion. Sa për albumin e ri, ideja lindi rreth planifikimit të shfaqjeve të ardhshme. Unë tanimë kam kënduar Maria Stuarda, Queen of Scots, kurse Anna Bolena, po e përgatisim për një program, i cili do të realizohet gjatë vitit të ardhshëm. Unë e pëlqej shumë skenën finale të operës “Roberto Devereux” nga Donizetti, pavarësisht se nuk e kam kënduar në skenë. Incizimet janë me dirigjentin Antonio Pappano dhe orkestrën dhe korin “Santa Cecilias”. Qe marramendëse, e shkëlqyer pothuajse si një produkt i operës”.

Nikolla Teste

Diana Damrau dhe Nikolla Teste kanë projekte të përbashkëta me maestron Pavell Balev që nga viti 2013. Duke pasur parasysh sukseset e bashkatdhetarëve tanë nëpër botë, të cilët shumohen  gjatë viteve të fundit, me siguri që dirigjenti nuk është bullgari i vetëm, me të cilin sopranoja yjore ndan skenën.

“Kam takuar muzikantë të jashtëzakonshëm nga vendi juaj, interpretues me një teknikë të shkëlqyer, me zëra të mëdhenj e të ngrohtë, të cilët i janë përkushtuar me të vërtetë muzikës. Kuptohet, kjo është e vlefshme për të gjithë artistët e mëdhenj , por në veçori më shumë për ata bullgarë. Ata janë me të vërtetë me zemra të mëdhenj, njerëz të ngrohtë”.

Nikolla Teste, Diana Damrau dhe Pavell Balev me Filarmoninë e Augsburgut

Pavarësisht nga situata e rëndë, e cila ndikon fort mbi ngjarjet kulturore dhe njerëzit të cilët merren me art, Diana Damrau është e bindur:

“Opera nuk do të vdesë asnjëherë. Në të takohen të gjitha artet, çdo një shfaqje sjell diçka të re. Opera u përkushtohet ndjenjave njerëzore. Në sallën e koncerteve ata mund të rikrijohen dhe të gjallërohen në mënyrë shumë më direkte, dhe zërat me tingëllimin e natyrshëm ndihmojnë. Për mua nuk ka asgjë më të lartë nga interpretimi i gjallë, nga frymëmarrja e publikut në sallë. Kur çdo gjë është në rregull, artet janë disi si zbukurim për politikanët dhe për ngjarjet e mëdha nga çfarëdo karakteri. Tani njerëzit të cilët kanë fuqi, duhet të bëjnë atë që është e domosdoshme. Le të mos harrojmë se secili vjen me kulturën e vet, kurse muzika është gjuha e ndjenjave, gjuha e cila i lidh dallimet, hap universin, ajo është gjuha e dashurisë. Pavarësisht nëse është dramatike  ose e mjerë, kjo është dashuri.  

Tani së shpejti pata një recital të vogël. Qe diçka e paharrueshme, pavarësisht  se në sallë kishte pak mbi 300 veta. Shpresoj se në Sofje Covid-19 nuk do të ndikojë mbi shfaqjen dhe njerëzit do të jenë të përgjegjshëm dhe do të gjejmë rrugën njëri drejt tjetrit - publiku dhe ne, të cilët do të këndojmë dhe do të prezantojmë bukurinë e muzikës përmes zërave tanë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: sofiaphilharmonic.com, BNR-arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD