Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Canko Cankov - rekordmeni botëror i notit me një shpirt të pathyeshëm

Foto: BTA

Pasi gjatë vitit të kaluar kaloi me not 44,7 kilometra nga qepi Emine deri në qepin Maslen Nos dhe u bë atleti i vetëm , i cili ka kapërcyer me not ujërat e Gjirit të Burgasit, ai rrit në vetvete edhe një ëndërr tjetër - të mund të përballojë një sprovë përtej mundësive fizike njerëzore.

Në mbrëmjen e ditës së shtunë më 22 gusht Canko Cankov del nga pishina e kompleksit “Flora” në qytetin Burgas si njeriu i parë në botë, i cili ka notuar më shpejt në vazhdim të 12 orëve në një pishinë 50 metrash. Ai e fillon maratonën e vet në orën 7 e 30 minuta dhe gjysmë ditë më vonë e ndalon numërimin e vet elektronik në 50 kilometra e 600 metra.Kurse kur e hedh vështrimin drejt tablosë ndriçuese, e kupton se, rekordi prej 41,2 kilometrash e sllovenit Martin Strell asnjëherë më shumë nuk do të respektojë më asnjë ëndërrues në not.


Kampioni 33 vjeçar beson se, ka lindur me një psikikë të shëndosh për gara, të cilën e formon edhe më shumë gjatë viteve në stërvitje dhe gara. Pikërisht asaj ai i përkushton arritjen e vet të mahnitshme, me qenë se pikërisht psikika zë 70% nga vlera e rekordit. Pjesën tjetër noteri bullgar e realizon gjatë stërvitjeve të përditshme 5 orësh në pishinë të hapur nën rrezeve të pamëshirshme të diellit.


Por, një faktor i vetëm mbetet akoma i panënshtruar kontrollit të kampionit - koha, e cila mundet të zgjatet dhe të mblidhet sipas logjikës, të pa kuptuar dhe deri më sot nga shkencëtarët.

“Në momente të caktuara ndieja, se koha në pishinë kalon shumë shpejt, pavarësisht se kryeja një punë monotonie - tregon Canko Cankov përpara Radio Bullgarisë.Mundesha të mbaj një përqendrim jashtëzakonisht të lartë - thjesht kishte gjëra të shumta, për të cilat të mendoja gjatë kohës së notimit.Mendimet e mia ishin të lidhura me ritmin, me teknikën, me faktin të mos të mbetem mbrapa nga grafiku i rekordit botëror, deri në kohën e cila mbetej për pirjen e pijeve speciale. Kurse në disa momente të shkurtra përfytyroja fitoren, rekordin botëror dhe kënaqësinë të cilën do ta provoja në qoftë se mundesha ta arrija, dhe kështu pothuajse nuk e kuptova sesi kaluan gjashtë orët e para nga notimi”.  

Pikërisht atëherë formohet kufiri i mundësive fizike dhe kontrollin e merr përsipër psikika.

Momentet e vështira filluan nga mesi i distancës- shton noteri. Pata disa kriza të rënda të organizmit, të cilat si rregull sjellin pas vetes kriza psikologjike, sepse gjendja fizike e njeriut si dhe psikika janë shumë të lidhura me njëra tjetrën”.

Në asnjë moment nga notimi Canko Cankov nuk e shkon nëpër mend faktin se mund të mos të ketë sukses. “Që nga fillimi i dhashë llogari vetes  se ky rekord botëror është krejtësisht në kufijtë e mundësive të mia.E dija 100% dhe besoja se, jam në gjendje që ta arrij”, nënvizon ai.


“Kur njeriu i ve një qëllim vetes - dhe kjo është e lidhur me të gjitha fushat e jetës, ai mund ta arrijë, mjaft që të jetë gati të paguaj çmimin- thotë Canko Cankov. Kurse çmimi për një arritje të ngjashme sportive është shumë i lartë. Këto janë orë të gjata të një stërvitjeje, nuk mund të jesh me njerëzit e afërt, duhet të mbash një regjim sportiv me një shtrirje të herët dhe ngritje të shpejt. Vështirësi të shumta kam pasur dhe gjatë kohës së përgatitjes, përfshi dhe financiare, sepse pas një rekordi qëndron një ekip i tërë”.  

Kampioni i madh akoma nuk e ka festuar fitoren e tij, por shikon drejt arritjes dhe qëllimit të tij tjetër “të paarritshme” -të bëhet njeriu i parë në botë, i cili ka kaluar me not Ngushticën e Gjibraltarit e cila është e përmbushur me rryma të forta, me erëra të stuhishme, dallgë të mëdha dhe ndërrime të shpeshta të temperaturës.  

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BTA


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kristian Vasilev

Kristian Vasilev u kualifikua në finalen e skifit në Szeged

Bullgari Kristian Vasilev u kualifikua në finalen e skifit të Kualifikimit Olimpik Evropian të kanotazhit në Szeged (Hungari). Ai fitoi gjysmëfinalen e dytë dhe zuri një vend në fazën finale të kualifikimeve për Paris 2024, duke kaluar 2000 metra për..

botuar më 24-04-26 3.42.MD
Kristian Vasilev

Vozitësi ynë Kristian Vasilev shkon në gjysmëfinale në Szeged

Kristian Vasilev do të garojë në një gjysmëfinale të skifit për kualifikimin Olimpik Evropian në Szeged (Hungari). Ai fitoi bindshëm ndeshjen e dytë pasi e përshkroi distancën 2000 metra për 6:53.08 minuta. Në vitin 2023, Kristian Vasilev humbi..

botuar më 24-04-25 5.38.MD
Hristo Prodanov

40 vjet nga ngjitja e parë bullgare në Everest

Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..

botuar më 24-04-20 6.25.PD