Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria do ta mbarojë mandatin e vet

Valeri Simeonov
Foto: BGNES

Dhënia e dorëheqjes është e pakuptimtë 6 muaj para zgjedhjeve të rregullta. Kjo do t’i sjellë shtetit shpenzime më të shumta dhe humbje të konsiderueshme, tha para BNT-së Zëvendëskryetari i Parlamentit Valeri Simeonov dhe një prej liderëve të “Patriotëve të Bashkuar”.

Çdo një qeverisje shkakton pakënaqësi. Gjithçka që bëhet në plan politik, shoqëror dhe ekonomik gjithmonë mund të bëhet më mirë. Është normale të paguhet ndonjë çmim. Çfarë do të jetë çmimi? Këtë do ta kuptojmë gjatë muajit mars, komentoi gjithashtu Simeonov.

Ai i quajti protestat antiqeveritare agresive dhe shtoi se u ka drejtuar shumë herë ftesa të pakënaqurve për t’u takuar me përfaqësuesit e pushtetit, por nuk ka marrë përgjigje.

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia kërkoi një perspektivë më të qartë evropiane për Ballkanin Perëndimor “Ballkanit Perëndimor i duhet një perspektivë më të qartë evropiane”. Këtë e ka deklaruar ministri i jashtëm serb Nikolla Sellakoviç në konferencën e shtypit të..

botuar më 21-03-05 3.09.MD

Fillon fushata paraelektorale në Bullgari

Që sot, Bullgaria zyrtarisht është në një garë zgjedhore. Ajo vazhdon 29 ditë dhe përfundon në orën 24.00 në mesnatë më 2 prill 2021, tregon vendimi i Komisionit Qendror Zgjedhor. 24 orë përpara zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare më 4 prill..

botuar më 21-03-05 5.05.PD

Parlamenti i ardhshëm - një batanije shumëngjyrëshe rodopëse

Sot është afati përfundimtar, në të cilin partitë dhe koalicionet, të regjistruara për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme, duhet të paraqesin në komisionet e zgjedhjeve të qarkut listat me kandidatët për deputetë. Nëse bullgarët do të shikojnë në to..

botuar më 21-03-02 12.48.MD