Banka Evropiane e Investimeve dhe Fondi FLAG /Fondi për organet e vetëqeverisjes në Bullgari/ nënshkruan një marrëveshje për hua me vlerë 25 mln euro për inkurajimin e rinovimit dhe rimëkëmbjen e qyteteve në Bullgari.
Fondi FLAG do të shtojë akoma 25 mln euro prej resurseve të veta dhe shuma totale prej 50 mln eurosh do të destinohet për bashkitë, ndërmarrjet bashkiake dhe institucionet e tjera, të cilat përgjigjen për sigurimin e shërbimeve publike.
Mjetet do të përdoren për modernizimin e hapesirave të gjelbra qytetare dhe të atyre publike, për përmirësimin e transportit urban dhe të godinave shoqërore.
Pritet që përmes projekteve të hapen 1 500 vende pune në fushën e ndërtimit. 20% e investimeve janë destinuar për efikasitetin energjetik, bëri të ditur reporterja jonë Marta Mlladenova.Më 13 prill, kur Bullgaria feston për herë të parë Ditën Ndërkombëtare të Vlerësimit të Bimëve, Kopshti Botanik i Akademisë Bullgare të Shkencave në Sofje hap dyert për edicionin e 23-të të "Takime pranverore me bimët", informojnë organizatorët...
Në fund të vitit 2023, Bullgaria u bë anëtare e programit “Artemisa” të NASA-së. Ai është vazhdimësi e programit “Apollo” dhe synimi kryesor i tij lidhet me fluturimet me pilot në Hënë. Ideja është që ai të jetë një trampolinë edhe për fluturime të..
Në Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Kozmonautikës - 12 prill, Muzeu i Aviacionit në Burgas do të jetë i hapur për vizitorët me hyrje falas. Në muzeun, i cili ndodhet në Aeroportin e Burgasit në rrethin e Sarafovos, të apasionuarit pas..
Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri..
Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për..