Bullgaria ka probleme në sistemin gjyqësor dhe në mediat theksohet në raportin e parë të Komisionit Evropian për superioritetin e ligjit në shtetet anëtare të BE-së.
Në dokument shprehet shqetësim lidhur me përndjekjen e korrupsionit në Bullgari dhe në 5 shtete të tjera të BE-së, njoftoi Reuters. Sipas raportit në vend nuk përfunduan ndryshimet legjislative për llogaridhënien efektive të kryeprokurorit. Mbeten të pazgjidhura çështjet për formimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Inspektoratit të tij.
Rekomandohet që strategjia për kundërvënien e korrupsionit miratuar nga Bullgaria të aplikohet në mënyrë më efektive. Brukseli shpreson që të ketë dënime për korrupsionin në shtresat e larta.
Në Bullgari ka ndërhyrje politike në punën e mediave dhe probleme me mungesën e transparencës së pronësisë së tyre, theksohet në kapitullin për pluralizmin mediatik. Në dokument jepen rekomandime për sigurinë e gazetarëve. Si provë për censurë cilësohen kufizimet për shfrytëzimin e të dhënave personale gjatë hetimeve gazetareske, si dhe kufizimi i informacionit publik në kohën e pandemisë së Covid-19.
Raporti është pozitiv, objektiv, cakton qartë rezultatet e bashkëpunimit me BE-në, komentoi ministrja e drejtësisë Desisllava Ahlladova, cituara nga BTA. Ajo theksoi se po hartohen ndryshime që garantojnë pavarësinë e sistemit gjyqësor gjë për të cilën kërkohet përkrahja e gjerë politike.
Raportet për çdo shtet evropian do të diskutohen nga Parlamenti Evropian dhe nga Këshilli i Evropës, gjë pas së cilës komisionari evropian Didier Reynders do të nisë një turne nëpër vendet anëtare. Pas kësaj ministrat e drejtësisë të të gjitha shteteve do të diskutojnë bashkërisht konkluzionet e komisionit.
Përpilues: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, lëvizja e pajisjeve ushtarake në territorin e Bullgarisë shpesh ka shkaktuar komente dhe deklarata në hapësirën online, lidhur me shqetësimet për përfshirjen e Bullgarisë në veprimet ushtarake. Një vit më parë, për..
Pak muaj para zgjedhjeve evropiane, të cilat do të mbahen në të gjithë BE-në midis 6 dhe 9 qershorit, dhe në kontekstin e pasigurt politik bullgar, Radan Kënev, eurodeputeti nga grupi PPE (Partia Popullore Evropiane), i zgjedhur nga lista e DB-së..
Drejtuesit e “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria Demokratike” (PP-DB) nuk kanë dalë ende me një koment zyrtar pas vendimit të kandidates për kryeministre të GERB, Maria Gabriel për të hequr dorë nga mandati i saj për të formuar një kabinet, e cila..
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, lëvizja e pajisjeve ushtarake në territorin e Bullgarisë shpesh ka shkaktuar komente dhe deklarata në hapësirën..