Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vazhdojnë protestat antiqeveritare në Sofje

| rinovuar më 20-10-01 8.50.PD
Foto: BGNES

Më 1 tetor, kur komisioni për liritë civile, drejtësinë dhe punët e brendshme në Parlamentin Evropian do të votojë vendim që Komisioni Evropian të vazhdojë të monitorojë reformën gjyqësore dhe luftimin e korrupsionit në Bullgari në kuadrin e Mekanizimit për Bashkëpunim dhe Kontroll, në Sofje do të zhvillohet protesta e 85 antiqeveritare.

Të mërkurën në kryeqytet gjithashtu u zhvillua një aksion antiqeveritar me moton: “Ne nuk kemi frikë”, transmetoi BNR.

Theksi në aktivitet ishte raporti i ri për sundimin e ligjit, si dhe fakti se për vendin tonë mbetet monitorimi në kuadrin e Mekanizmit për Bashkëpunim dhe Kontroll. Një prej liderëve të protestës Nikollaj Haxhigenov tha se në dokument ka diçka fenomenale, që nuk ka ndodhur që nga krijimi i BE-së – atje është shënuar protesta në Bullgari. Kështu çdonjëri prej nesh si pjesë e protestës figuron në këtë raport. Më në fund do të kemi zgjedhje të ndershme, do të kenë mundësi edhe bullgarët jashtë shtetit të votojnë, tha Haxhigenov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lutierë nga e gjithë bota do të mblidhen në Kazanllëk në vitin 2025

Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..

botuar më 24-08-25 7.30.PD

2/3 e bullgarëve mbështesin demokracinë dhe anëtarësimin në BE

20.8% e bullgarëve duan të jetojnë gjatë udhëheqjes së një qeverie autoritare, 10% të tjerë janë përkrahës të komunizmit, sipas studimit të fundit të agjencisë "Alpha Research" të porositur nga Fondacioni për Kërkime Humanitare dhe Sociale - Sofje...

botuar më 24-08-24 11.35.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Pasdite do të ketë vranësira mbi zonat malore por pa reshje shiu. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore deri në mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin..

botuar më 24-08-23 7.40.MD