Projekti “Rryma Turke” ose “Rryma Ballkanike” do të vonohet me gjysmë vit dhe do të përfundojë deri në fund të vitit 2020 sipas Bullgarisë. Kjo thuhet në një memorandum të viganit rus të gazit “Gazprom” për një emision të ri të eurobonove. Ndërtimi i gazsjellësit duhet të përfundonte gjatë gjysmës së parë të vitit 2020, rikujton Agjencia Interfaks.
Sipas agjencisë shkaku për vonesën është pandemia e Covid-19 për të cilën Bullgaria nuk është gati me pjesën e vet të trasesë. Vendi duhet të vendosë 474 km tubacione nga kufiri me Turqinë deri në të me Serbinë. Vlera e projektit është 1.1 miliard euro pa tatimin e vlerës së shtuar.
Bullgaria tashmë merr gaz për nevoja të veta nga “Rryma Turke”.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..