53% e banorëve të Sofjes banojnë afër vendeve të përshtatshme për shëtitje, tregon një studim ndërkombëtar ndër 1000 qytete në botë i Institutit për Transport dhe Zhvillim (ITDP) në Nju Jork, njofton “Dnevnik”.
Studimi i ITDP i rendit qytetet sipas kritereve të ndryshme, si për shembull afërsia e banorëve me ambientet pa automobila, të përshtatshme për shëtitje, qasja e tyre tek shërbime të ndryshme, përfshi këtu shëndetësinë dhe arsimin.
Sa i përket afërsisë me sipërfaqet e gjelbra Sofja radhiteш në mes, pas Honkongut (85%), Moskës (75%), Parisit (61%) dhe Londrës (59%).
Sa i përket afërsisë me institucionet shëndetësore dhe arsimore kryeqytetit ynë përsëri zë një pozitë të mirë – 69%, si Tbilisi, Romë, Tuluza, Poznan.Lagja Trakia në qytetin Plovdiv, komplekset Ljulin, Mlladost, Druzhba, Tollstoj dhe shumë të tjera në Sofje - e përbashkëta midis tyre është se banuesit e..
Deri në muajin qershor vendi ynë duhet të marrë 1.5 mln. doza prej vaksinave kundër koronavirusit të “Pfizer”, “BioNtech” dhe “Moderna” dhe ato do të..
Gjatë vitit 2018 shpenzimet mesatare shtetërore dhe private për profilaksi në BE janë 2.8% e të gjitha shpenzimeve për shëndet. Në bullgari treguesi..