53% e banorëve të Sofjes banojnë afër vendeve të përshtatshme për shëtitje, tregon një studim ndërkombëtar ndër 1000 qytete në botë i Institutit për Transport dhe Zhvillim (ITDP) në Nju Jork, njofton “Dnevnik”.
Studimi i ITDP i rendit qytetet sipas kritereve të ndryshme, si për shembull afërsia e banorëve me ambientet pa automobila, të përshtatshme për shëtitje, qasja e tyre tek shërbime të ndryshme, përfshi këtu shëndetësinë dhe arsimin.
Sa i përket afërsisë me sipërfaqet e gjelbra Sofja radhiteш në mes, pas Honkongut (85%), Moskës (75%), Parisit (61%) dhe Londrës (59%).
Sa i përket afërsisë me institucionet shëndetësore dhe arsimore kryeqytetit ynë përsëri zë një pozitë të mirë – 69%, si Tbilisi, Romë, Tuluza, Poznan.Sot në Bullgari dëbojmë dimrin dhe i hapim rrugë pranverës, duke varur një verore në jakën e xhaketës. Rrënjët e nuskave të kuqe me të bardhë për shëndet..
Malet Rodope janë burim i bukurive të pashtershme natyrore. Turisti kureshtar, i etur për një kontakt me mënyrën e jetës dhe traditat e bullgarëve në këto..