Pas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, përfytyrimet e shumicës së bullgarëve për shprehje të sinqertë dhe të drejtë të vullnetit të lirë u shembën. Vet mendimi që ndokush të marrë 100% nga votat ose aktiviteti zgjedhur të jetë 100%, sjell kujtime nga e kaluara e afërt socialiste. Jo rastësisht bullgarë, të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara drejtuan apel ndaj zgjedhësve në Bullgari të jenë vigjilent sa u përket formave të votimit.
Në apelin e tyre ata e përcaktuan votën me postë si “ metodë, gjatë së cilës rezultatet mund të ndryshojnë në momentin e fundit dhe madje dhe disa ditë pas zgjedhjeve”. Ndaj votimit mekanik bashkatdhetarët tanë po kështu shprehën dyshime dhe dhanë si shembull sesi në 8 nga 9 shtete amerikane me dërgimin automatik të buletineve, fituesi është i njëjti. Janë këta shembuj që vënë në pikëpyetje besueshmërinë e sistemit zgjedhor, pa të cilën "qeveritë dhe institucionet humbasin legjitimitetin në sytë e qytetarëve", përfunduan bullgarët në Shtetet e Bashkuara.
Por si mundet që ky shembull të ndikojë mbi shoqërinë bullgare, e cila kishte shumë shpresë për votimin me makinë, si një garanci kundra mashtrimeve dhe manipulimeve? Kjo patjetër që do të përvëlojë pritjet e një pjese të madhe nga shoqëria bullgare-përgjigjet politologjia Tatjana Buruxhieva.
“Teknologjia e zgjedhjeve nuk mund të garantojë cilësinë e demokracisë - është kategorike ajo. Nuk mund të garantojë dhe vlerat demokratike siç është zgjedhja e informuar e qytetarëve. Ajo varet vetëm prej tyre. Gjatë 20 vjetëve të fundit ajo nuk po realizohet. Në fillim të viteve 90 njerëzit lexonin më shumë dhe interesoheshin më shumë nga platformat e partive politike. Atëherë kishte debate më të shumta mbi thelbin, sa i përket politikave dhe vendimeve politike. “
Pjesëmarrja e ulët e votuesve dhe votimi simpatik për një formacion politik ose një tjetër janë ndër arsyet kryesore për ruajtjen e status quo-së. Kurse kjo do të vazhdojë derisa të mos kuptojmë se cila është më e rëndësishmja gjatë përcaktimit të zgjedhjes. Sipas Tatjana Buruxhievës do të qe mirë para së gjithash t’i japim përgjigje pyetjes kryesore: cilët janë njerëzit dhe partitë , të cilëve mendojmë t’u delegojmë pushtetin të na drejtojnë. Është e rëndësishme kur dëgjojmë deklaratat e figurave politike, të pyesim veten nëse nesër me të vërtetë do të bëjnë atë, për të cilën flasin.
Mes shoqërisë sonë gjithnjë e më shumë po depërton dyshimi se, zgjedhjet manipulohen. Prandaj dhe në protestat e fundit në Bullgari, të cilat vazhdojnë nën një ose tjetër formë, të pakënaqurit nga drejtimi i kryeministrit Bojko Borisov këmbëngulin për një votim me makinë. Argumentet janë se, kjo formë jep garanci serioze kundra votës së kontrolluar dhe administrata zgjedhore keqdashëse.
“Por kjo fare nuk do të thotë, se mbi rezultatet nuk mund të ndikohet-sqaron Tatjana Buruxhieva. Ato mund të hakohen, flasim për teknikë, mbrojtja e së cilës mund të përballohet. Përveç kësaj, gjatë votimit me makinë nuk keni fletë votimi, të cilat mund të numërohen nga e para, në qoftë se doni të apeloni rezultatet. Ja tani për shembull, po vëmë re se çfarë po ndodh në Amerikë, kurse faktet janë, se ka shkelje.
Nuk ka zgjedhje në të cilat të ketë një aktivitet të madh, me votues aktual dhe votat të falsifikohen kështu, që të ndryshojnë rezultatin. Vetëm pjesëmarrja masive në zgjedhje, e mbështetur nga arsyeja, mund të çojë në ndryshime cilësore. Prandaj le të jemi më racional dhe më aktiv!”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNESZoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..