Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pushimorja dimërore Borovec pret turistë nga vendi dhe nga Ballkani

Foto: BGNES

Bullgaria është në zonën e kuqe të hartës epidemike të Covid-19. Dega turistike prapë qëndron para vështirësive serioze. Megjithëkëtë pushimoret malore janë gati të tërheqin turistë me respektim rigoroz të masave antiepidemike. Ndër pushimoret e preferuara malore si nga bullgarët ashtu edhe nga të huajit është Borovec në malin Rilla.

Pushimorja Borovec ndodhet nja 70 kilometra larg kryeqytetit dhe tërheq mijëra turistë jo vetëm gjatë dimrit. Megjithëkëtë gjatë muajve të fundit u evidentua një ulje e ndjeshme të turistëve. Sipas të dhënave të Bashkisë së qytetit Samokov të ardhurat nga turizmi u ulën me afro 60 për qind.

“Situata për degën turistike është shumë e vështirë – thekson në një intervistë Bllagovestka Tomova, kryetare e Bashkimit të Hotelierëve dhe Pronarëve në Borovec. – E vërteta është se situata nuk është e vështirë vetëm për pushimoren, por edhe për vendin dhe për gjithë botën. Programet për mbështetje ndihmuan për të mbajtur punësimin e atyre që dëshironin të bashkoheshin, si dhe të atyre që plotësonin kushtet. Kërkesa e degës është që të tregohet periudha në të cilën këto programe do të vazhdojnë në mënyrë që të bëhet planifikimi. Pasiguria krijon shqetësime në të gjitha firmat. Shpresojmë që të kemi sezon dimëror dhe të mos ketë falimentime, sepse kjo do të ketë pasoja negative jo vetëm për ne, por për mbarë regjionin.”


Tani, kur vala e re e Covid-19 prapë kufizon mundësitë për turizëm pyetja është se në çfarë masë sektori është i gatshëm  të përballojë sfidat.  Në mbështetje të degës bashkia e qytetit Samokov zhvilloi takime me hotelierët dhe pronarët e restoranteve nga regjioni për të ndihmuar përgatitjen e tyre për sezonin turistik dimëror në krijimin e rregullave unike për pushim të sigurt të vizitorëve.

“E shfrytëzuam verën për të parashikuar se çfarë na pret gjatë dimrit. Ne bëmë një program me rregulla dhe udhëzime të hollësishme si për stafin, ashtu edhe për mysafirët. Programi po aktualizohet dhe po shtohet pa u ndërprerë me udhëzimet e institucioneve si ministritë e shëndetësisë dhe të turizmit. Ne gjithashtu ndjekim të gjitha trendët botërore dhe atë që bëjnë kolegët tanë jashtë shtetit. Mendoj se tani jemi më të qetë dhe më të përgatitur. Kjo, me të cilën nuk e bëjmë kompromis është respektimi i këtyre rregullave. Për ne shëndeti dhe siguria e nëpunësve tanë si dhe të miqve tanë është në radhë të parë.”

Në kohë të afërt të gjithë hotelierët në rajonin e qytetit Samokov do të koordinojnë programet e tyre për të marrë miratim nga bashkia e qytetit dhe nga Inspektorati Regjional Shëndetësor. Hotelierët iu shpresojnë kryesisht miqve nga Bullgaria dhe Ballkani. Pritet që shumica e turistëve të shfrytëzojnë transport personal për siguri më të madhe.

Po përgatitet dhe një reklamë aktive të pushimores Borovec dhe të rajonit. “Çdo reklamë do të jetë e dobishme për suksesin e sezonit dimëror”, është kategorike Bllagovestka Tomova.

Redaktore: Daringa Grigorova (sipas intervistës së Radio Sofjes të BNR)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES dhe arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

7 nga shpellat më të bukura dhe misterioze në Bullgari

Në Bullgari ka më shumë se 5 mijë shpella, secila më misterioze dhe e paarritshme, secila me historinë, bukurinë dhe misteret magjepsëse. Disa nga këto thesare të vërteta nëntokësore janë të rregulluara dhe mirëpresin turistët. Ju sjellim..

botuar më 24-08-13 7.05.PD

Hotel apo pronë pushimi – çfarë është më fitimprurëse dhe komode?

Ofertat e pronave për pushime në Bullgari janë rritur me 30-40% në tre vitet e fundit. Aktualisht numri i tyre i kalon 20 mijë. Gjithnjë e më shumë klientë preferojnë të marrin me qira një apartament apo edhe një shtëpi të tërë gjatë pushimeve të..

botuar më 24-08-07 7.15.PD

Sofja tashmë ka një autobus për një turne panoramik nëpër atraksionet qendrore të qytetit

Sofja raporton një rritje prej 7% të numrit të turistëve për gjysmën e parë të 2024. Rritja është 15% sipas bazës vjetore për vitin 2023, me trafik turistik madje mbi nivelet e para Covid-19. Këto të dhëna optimiste e kanë motivuar administratën e..

botuar më 24-08-04 8.15.PD