Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pandemia në Bullgari – kronologji dhe aktualitete

Foto: EPA/BGNES

Kaloi pothuajse një vit që kur u regjistrua rasti i parë i Covid-19 në Kinë, ndërsa ekspertët në gjithë botën ende po kërkojnë masat për kufizimin e përhapjes së virusit. Kur në mesin e marsit në Bullgari u shpall gjendja e jashtëzakonshme, shumica e bullgarëve i morën në konsideratë masat e sigurisë. Para kërcënimit të panjohur njerëzit respektuan në mënyrë rigoroze kufizimet dhe rezultatet ishin më se të kënaqshme. Deri në mesin e qershorit nga popullsia afro 7 milionëshe të vendit numri i të infektuarve nuk tejkalonte 100 veta, ndërsa rastet e vdekjes numëroheshin në gishtat e njërës dorë. Gjatë  verës sikur të mbingarkuar nga statistika njerëzit nuk iu kushtua mjaftë vëmendje mjekëve, të cilët bënin thirrje për respektimin e masave. Me rritjen drastike të të sëmurëve, skeptikët e zhurmshëm të cilët e krahasuan sëmundjen me gripin e zakonshëm sezonal, gradualisht heshtën.

Më 17 nëntor për herë të parë që nga fillimi i pandemisë në Bullgari u raportua statistika më e errët. Vetëm për 24 orë jetën e humbën 152 veta të sëmurë nga koronavirusi, ndërsa 44 për qind nga testet e realizuara për Sars-nCov2 ishin pozitive. Kjo do të thotë se pothuajse çdo i dyti është i infektuar. Sipas matematikanit profesor Nikollaj Vitanov nga Akademia Bullgare e Shkencave, konsulent në Shtabin Operativ Kombëtar, megjithë rritjen e ndjeshme të numrit të të sëmurëve dhe të atyre që kanë nevojë për ndihmë urgjente mjekësore, piku i pritur i sëmundshmërisë do të jetë gjatë dhjetorit.

“Për ditë filluam të regjistrojmë më se 4000 të infektuar. Tani, në nëntor përcaktohet tendenca për muajit e ardhshëm dimëror. Nëse tani nuk do të ndërmarrim masa, dhjetori do të jetë i vështirë, janari dhe shkurti – gjithashtu. Është shqetësuese se sistemi shëndetësor nuk mund të mbulojë numrin në rritje të të sëmurëve.”

Në praktikë spitalet papritmas dolën të përmbushura dhe shtretërit filluan që të mos mjaftojnë për pacientët në gjendje kritike. Pas krijimit të reparteve suplementare Covid u ndje edhe mungesa e mjekëve, infermiereve, sanitarëve të cilët njeri pas tjetrit infektoheshin me virusin. Në qytetet e vogla spitalet ranë në gjendje kritike dhe me këtë mangësitë në sistemin shëndetësor të Bullgarisë filluan të spikasin në plan të parë.

“Ka probleme me specialistët të cilët duhet të kujdesen për numrin në rritje të pacientëve. Madje sistemi shëndetësor është ai i cili ndikon fortë mbi gjendjen e njerëzve të cilët kanë nevojë për mjekim – shpjegoi profesori Nikollaj Vitanov në një intervistë për BNR.

Gjithfarë masash të ndërmerren ka njerëz me simptoma të lehta të cilët as nuk mund të paguajnë testimin as mund të mungojnë nga puna. Ata vazhdojnë të përhapin sëmundjen. Prandaj edhe në respektimin rigoroz të masave numri i rasteve të reja do të mbetet nga 800 të infektuar  pozitiv për ditë.”

Për shkak të pamjaftueshmërisë së shtretërve për mjekimin e të sëmurëve me Covid, Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov botoi një urdhër për hapjen e reparteve Covid në çdo spital. Kjo u bë shkak që pacientë me sëmundje kronike, me sëmundje onkologjike dhe njerëz me transplantime të ndihen të kërcënuar dhe të privuar nga trajtimi i duhur.

Në Bullgari tashmë pothuajse nuk ka familje në të cilën të mos jetë regjistruar asnjë rast  të sëmundjes. Nga frika e infeksionit shtesë në spitalet shumë bullgarë filluan vet të mjekohen sipas këshillave të të mbijetuarve sëmundjen. Për simptoma më të thjeshta dhe të zakonshme të ftohjes disa përdorin antibiotikë.

Mjekët dhe farmacistët paralajmëruan se vetëmjekimi me ato mjete fsheh rreziqe të mëdha në plan afatgjatë sepse krijojnë parakushte për shtame të pakontrolluara rezistente të ilaçeve.

Madje jemi në fillim të stinës së vjeshtës dhe përveç Covid-19 mezi tani fillojnë të përhapen edhe shtamet e gripave të tjera, bashkë me rinuviruset banale.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dina Xhevali nga Siria: Kam jetuar një jetë pa rrugëdalje, ndërsa në Bullgari asgjë nuk është e vështirë për mua

Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..

botuar më 24-12-11 7.30.PD

Shkencëtarët studiojnë gjenomin e Bullgarisë

Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..

botuar më 24-12-10 4.43.MD

Fati i një tufë delesh bashkoi bullgarët në një kauzë të përbashkët për t'i shpëtuar

Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..

botuar më 24-12-10 7.30.PD