Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 259

Foto: BGNES

Qeveria nuk ka ndërmend të shtyjë zgjedhjet për shkak të epidemisë

Nuk ka plan për shtyrjen e zgjedhjeve, të cilët duhet të zhvillohen vetëm pas disa muajsh, deklaroi për BTV Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. “Është çështje tjetër si duhet të organizohet procesi i zgjedhjeve që të krijomë më pak rrezik për popullsinë”, komentoi ai.  Tomisllav Donçevi tha gjithashtu, se qeveria nuk ka frikë që të mbyll shtetin për kohë të caktuar dhe siguroi, se në  rast nevoje do t ndërmerren masa më të rrepta. Sipas tij, mbyllja totale është masa më e lehtë nga pikëpamja shëndetësore, por ajo ka shumë pasoja për ekonominë dhe statusin social të njerëzve dhe për gjendjen e tyre psikike, Ai shtoi, se deri në disa javë do të jenë  në dispozicion receta elektronike  dhe rekomandimi elektronik.

Pranimi në spitalet e Sofjes është rritur me 1300 veta për tre javë

Për tre javë  numri i të shtruarve në spital në kryeqytet është rritur me mbi 1300 veta, njoftoi Kryebashkiakja Jordanka  Fandëkova për BNT. “ky është një presion i madh ndaj sistemit tonë shëndetësor”, komentoi ajo, duke shtuar, se spitalet me shumë mundime ka arritur t’u japin mundësi njerëzve të mjekohen. Kryetarja e Bashkisë së kryeqytetit tha gjithashtu, se nuk duhet të lejomë përsëri rritje të ndjeshme të të shtruarve në spital, sepse sistemi shëndetësor nuk do t’ rezistonte një presioni të tillë. Duhet të mendohet për kthimin gradual  të nxënësve në shkollë, nëse situata e lejon këtë, theksoi ajo, por sqaroi,  se kjo nuk mund të bëhet njëkohësisht për të gjithë nxënësit. Nëse organizatorët nuk respektojnë masat, do ta mbyllim tregun e Krishtlindjeve  në Kopshtin e  kryeqytetit,  paralajmëroi  Fandëkova.

129 të vdekur  dhe 1061 të  shëruar nga Covid-19

3983 raste të reja me infeksionin e koronavirusit janë konstatuar gjatë 24 orëve të fundit nga 9786 testet PCR, sipas të dhënave të Portalit Unik Informativ. Kjo do të thotë, se 40,7% prej  të testuarve  kanë dhënë rezultat pozitiv Më shumë të infektuar  ka në Sofje – 1031, në Plovdiv janë 409 dhe në Stara Zagora – 315. Kanë vdekur 129 veta, të shëruarit janë 1061, në spital janë shtruar 5942 pacientë – prej tyre 383 janë në repartet intensive. Rastet e reja të Covid-19 ndër personelin mjekësor janë 152, ndërsa nga fillimi i epidemisë janë 4641.

Arrestuan dy veta pa maska në metro

Burrë e grua u arrestuan në metron e kryeqytetit për shkak të mosrespektimit të masave kundër epidemisë. Një punonjës i “Metropolitenit” u ka bërë vërejtje, se janë pa maska, por të dytë silleshin në mënyrë agresive dhe prandaj u thirr ekipi i policisë. Shkelësit e rendit refuzuan të tregojnë para policëve letërnjoftimet e tyre dhe u shoqëruan r në Drejtorinë  e III Rajonale Policore, ku është hartuar një protokoll dhe personat ishin liruar.

Restorantet nuk  i lejojnë inspektorët shëndetësorë të bëjnë kontrollime

Disa lokale  dhe restorante në kryeqytet kanë refuzuar akses për inspektorët shëndetësor që të kontrollojnë se si respektohen masat kundër epidemisë. Në lokalin pranë liqenit “Ariana” p.sh. 200 klientë kanë mbetur të mbyllur me forcë  deri sa  një grua prej klientëve u ndje keq dhe u imponua që të dërgohet në spital. Që atëherë ekipi i inspektorëve ka bërë kontrollin në objekt. Pas ndërhyrjes së policisë, u përpiluan akte për pronarët e lokaleve  në fjalë.

Mbi 500 mln euro nga BE për shpenzimet e para kundër Covid-19

Bullgaria mund të shpresojë në mbi gjysmë miliardë euro nga Bashkimi Evropian, me të cilët të mbulojë shpenzimet e saj të para në luftën kundër epidemisë së koronavirusit. Shuma do të livrohet menjëherë pasi raporti për këtë instrument të ri do të miratohet nga Parlamenti Evropian në lexim të dytë, deklaroi për BNR eurodeputeti Andrej Novakov. “Ky instrument financohet  me datën  kur kanë nisur projektet për përballimin e krizës me Covid”, shtoi ai. 

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Deljan Peevski

Deljan Peevski: Nuk do të qëndrojmë indiferentë ndaj refuzimit të Rеpublikës së Maqedonisë së Veriut për të përfshirë bullgarët në kushtetutë

“Kryeministri i sapozgjedhur i Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjodhi konfrontimin dhe shkeljen e parimeve evropiane dhe nga foltorja më e lartë parlamentare bëri një kërkesë se synon ta largojë vendin nga rruga euroatlantike me fjalë që..

botuar më 24-06-25 11.03.PD
Atanas Atanasov

PP-DB kërkon që kryeministri të shpjegojë në parlament se pse snajperët po ruajnë shtëpinë e Bojko Borisovit

Kryeministri në detyrë dhe ministri i punëve të brendshme duhet të dëgjohen në Kuvendin Popullor për arsyet e rritjes së shkallës së mbrojtjes së kryetarit të GERB-it, Bojko Borisov. Për këtë do të insistojë grupi parlamentar i "Po e vazhdojmë..

botuar më 24-06-25 9.14.PD

Parashikimi i motit për 25 qershorin 2024

Ditën e martë para mesditës do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa pasdite do të zhvillohen vranësira. Në vende të izoluara, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje afatshkurtra të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë..

botuar më 24-06-24 7.35.MD