Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për shkak të kolerës në shekullin e 19-të në vendin tonë u vendosën shërbimet e para të karantinës

Paraqitja më e hershme e efekteve të murtajës në Evropë daton që nga viti 1349. Njerëzit mbajnë arkivole me të vdekurit në qytetin Belg Tournai.

Murtaja, lia, tifoja, tuberkulozi, kolera...Më vonë gripi spanjoll, në ditët tona – koronavirusi. Epidemitë nëpër trojet bullgare kanë një forcë shkatërruese. Ato ndikojnë jo vetëm mbi demografinë, por ndryshojnë ecurinë e historisë. I tillë është rasti me murtajën ose siç njihet ndryshe Vdekjen e Zezë.

Imazh i pacientëve me murtajën bubonike në Bibël të shekullit të 15

Sëmundja më e tmerrshme  e cila ka marrë viktima më të shumta në historinë e njerëzimit, deri në një shkallë të madhe është fajtore për rënien e Bullgarisë nën Sundimin Osman. Gjatë shekullit të 14 sëmundja kosit pothuajse gjysmën e popullsisë bullgare. Shteti humbet fuqinë e vet, kurse mbreti i fundit bullgar Ivan Shishman nuk ka asnjëfarë shansi t’i kundërvihet Perandorisë Osmane.

“Milionë njerëz kanë vdekur nga epidemitë në Bullgari. Këto sëmundje kanë shuar familje të tëra, kanë shkatërruar fshatra të tëra. Gjatë Mesjetës mbi to është parë si “një vullnet i Zotit”, prandaj mjekët nuk kanë marrë masa serioze që t’u kundërvihen – thotë historiani Rumen Ivanov. – Metoda e vetme për kufizimin e tyre ka qenë karantina. Prej dokumenteve në Bibliotekën Kombëtare bëhet e qartë se, gjatë periudhës së Sundimit Osman, Sulltani ka dhënë urdhra për shpërnguljen e fshatrave të tëra dhe për karantinimin e të sëmurëve në godina të ndërtuara apostafat për këtë qëllim”.

Për vdekjen masive prej sëmundjeve dëshmojnë dhe mbishkrimet prekëse të vendosura mbi varrezat, si për shembull ky i një gruaje të re: “Shkaku për vdekjen time qe murtaja. Asnjëherë mos e harro vdekjen!”

Gurrë varri i një të vdekuri nga murtaja (fillimi i shekullit të 19) nga qyteti Plovdiv

Arkeologët ndeshen dhe mbi varrime masive të njerëzve të kositur nga murtaja ose nga lia. Praktika ka qenë që ata të spërkaten me gëlqere dhe të mbulohen me shumë dhe, kështu që infektimi të mos shpërndahet.

Por me përparimin e kohës mjekësia zhvillohet dhe njerëzit tanimë nuk kanë qenë dhe kaq të pafuqishëm përpara sëmundjeve. Kur gjatë shekujve 18-19 nëpër tokat bullgare vjen kolera, autoritetet marrin masa të prera:

“Fillojnë të ndërtohen të ashtuquajturat godina për karantinim nëpër të gjithë kufirin e lumit Danub, ku karantinohen të huajt, të cilët mbërrijnë nëpër tokat tona nga Evropa Perëndimore. Dhe ka një rast të tillë shumë interesant me tregimtarin e përrallave Hans Kristian Andersen. Ai mbërrin në qytetin Rusçuk /qyteti i sotëm Ruse/  me anije, por nuk është i lënë që të zbres prej saj, sepse në librezën e tij shëndetësore nuk ka qenë shënuar nëse është i sëmurë nga kolera apo jo.”

Gjatë kohës së kolerës në shekullin e 19, autoritetet krijojnë dhe shtabet e para në kohë krize, emërohen inspektorë shëndetësorë, të cilët shkojnë nëpër qytetet dhe i venë gjobë secilit i cili nuk respekton distancë. Të infektuarit izolohen, karantinohen lagje të tëra. Gripi spanjoll gjatë periudhës 1918-19 nuk e le pa prekur dhe Bullgarinë.

Por del se, në këtë pjesë të Ballkanit valë vdekjeprurëse të gripit kanë vërshuar shumë përpara kësaj. “Ka mjaft dokumente për epidemi serioze të gripit në Perandorinë Osmane nga shekulli i 15-16, të cilët kanë marrë jetën e mijëra bullgarëve” – pohon Rumen Ivanov. – Por, kur vjen gripi spanjoll, shteti bullgar merr masa shumë serioze, të cilat bazohen mbi përvojën me luftën kundra kolerës. “Tek ne gripi spanjoll vret midis 300 dhe 400 mije veta - kjo është një përqindje mjaft serioze nga popullsia e atëhershme afro dy milionëshe!” – është kategorik historiani.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv dhe arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arkeologët kanë zbuluar një varrim të pasur të një luftëtari trak të epokës romake

Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..

botuar më 24-08-22 5.56.MD

Arkeologët zbuluan më shumë se 500 monedha të lashta në Filipopollin e vjetër

Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..

botuar më 24-08-19 7.10.PD

Fjetja e Hyjlindëses lavdëron dashurinë e pamasë të Nënës së Zotit

E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..

botuar më 24-08-15 5.25.PD