Murtaja, lia, tifoja, tuberkulozi, kolera...Më vonë gripi spanjoll, në ditët tona – koronavirusi. Epidemitë nëpër trojet bullgare kanë një forcë shkatërruese. Ato ndikojnë jo vetëm mbi demografinë, por ndryshojnë ecurinë e historisë. I tillë është rasti me murtajën ose siç njihet ndryshe Vdekjen e Zezë.
Sëmundja më e tmerrshme e cila ka marrë viktima më të shumta në historinë e njerëzimit, deri në një shkallë të madhe është fajtore për rënien e Bullgarisë nën Sundimin Osman. Gjatë shekullit të 14 sëmundja kosit pothuajse gjysmën e popullsisë bullgare. Shteti humbet fuqinë e vet, kurse mbreti i fundit bullgar Ivan Shishman nuk ka asnjëfarë shansi t’i kundërvihet Perandorisë Osmane.
“Milionë njerëz kanë vdekur nga epidemitë në Bullgari. Këto sëmundje kanë shuar familje të tëra, kanë shkatërruar fshatra të tëra. Gjatë Mesjetës mbi to është parë si “një vullnet i Zotit”, prandaj mjekët nuk kanë marrë masa serioze që t’u kundërvihen – thotë historiani Rumen Ivanov. – Metoda e vetme për kufizimin e tyre ka qenë karantina. Prej dokumenteve në Bibliotekën Kombëtare bëhet e qartë se, gjatë periudhës së Sundimit Osman, Sulltani ka dhënë urdhra për shpërnguljen e fshatrave të tëra dhe për karantinimin e të sëmurëve në godina të ndërtuara apostafat për këtë qëllim”.
Për vdekjen masive prej sëmundjeve dëshmojnë dhe mbishkrimet prekëse të vendosura mbi varrezat, si për shembull ky i një gruaje të re: “Shkaku për vdekjen time qe murtaja. Asnjëherë mos e harro vdekjen!”
Arkeologët ndeshen dhe mbi varrime masive të njerëzve të kositur nga murtaja ose nga lia. Praktika ka qenë që ata të spërkaten me gëlqere dhe të mbulohen me shumë dhe, kështu që infektimi të mos shpërndahet.
Por me përparimin e kohës mjekësia zhvillohet dhe njerëzit tanimë nuk kanë qenë dhe kaq të pafuqishëm përpara sëmundjeve. Kur gjatë shekujve 18-19 nëpër tokat bullgare vjen kolera, autoritetet marrin masa të prera:
“Fillojnë të ndërtohen të ashtuquajturat godina për karantinim nëpër të gjithë kufirin e lumit Danub, ku karantinohen të huajt, të cilët mbërrijnë nëpër tokat tona nga Evropa Perëndimore. Dhe ka një rast të tillë shumë interesant me tregimtarin e përrallave Hans Kristian Andersen. Ai mbërrin në qytetin Rusçuk /qyteti i sotëm Ruse/ me anije, por nuk është i lënë që të zbres prej saj, sepse në librezën e tij shëndetësore nuk ka qenë shënuar nëse është i sëmurë nga kolera apo jo.”
Gjatë kohës së kolerës në shekullin e 19, autoritetet krijojnë dhe shtabet e para në kohë krize, emërohen inspektorë shëndetësorë, të cilët shkojnë nëpër qytetet dhe i venë gjobë secilit i cili nuk respekton distancë. Të infektuarit izolohen, karantinohen lagje të tëra. Gripi spanjoll gjatë periudhës 1918-19 nuk e le pa prekur dhe Bullgarinë.
Por del se, në këtë pjesë të Ballkanit valë vdekjeprurëse të gripit kanë vërshuar shumë përpara kësaj. “Ka mjaft dokumente për epidemi serioze të gripit në Perandorinë Osmane nga shekulli i 15-16, të cilët kanë marrë jetën e mijëra bullgarëve” – pohon Rumen Ivanov. – Por, kur vjen gripi spanjoll, shteti bullgar merr masa shumë serioze, të cilat bazohen mbi përvojën me luftën kundra kolerës. “Tek ne gripi spanjoll vret midis 300 dhe 400 mije veta - kjo është një përqindje mjaft serioze nga popullsia e atëhershme afro dy milionëshe!” – është kategorik historiani.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv dhe arkiv personal
Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..
Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..
Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..