Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tri lexime të një Covid historie në Bullgari

Foto: arkiv

Nuk ka një kaos në sistemin e shëndetësisë- jo një herë ka deklaruar ministri i shëndetësisë Kostadin Angjellov. Dhe pavarësisht se autoritetet llogarisin se bëhet organizimi i domosdoshëm nëpër vende që të mund spitalet të marrin rastet më serioze, pacientët alarmojnë në masë për probleme. Ankimet më të shpeshta janë për lidhjen më të vështirë me mjekët personal, për ndjenjën për një rreth të magjepsur si rezultat nga vënia nën karantinë dhe domosdoshmëria të bëhen analiza dhe të jepet një trajtim adekuat.

“Dy javë një tmerr të vërtetë” - kështu një mësuese bullgare e përshkruan takimin e saj me Covid-19. Të dy bashkëshortët Maria dhe Vlladimir nga qyteti Plovdiv, sëmuren në dy ditë njëra pas tjetrës. Përpara se të dalë PCR testi i bashkëshortit të saj dhe t’i karantinojnë në shtëpinë e tyre, Maria bën një radioskopi, e cila nuk tregon asgjë shqetësuese. Por,  gruaja ka një dhimbje të madhe koke si dhe dhimbje në mollëzat e syrit. Ka pasuar një telefonatë deri te mjekja familjare, e cila e ka këshilluar të pijë antibiotik. “Unë e bleva nga farmacia pa recetë, sepse mjekja ime nuk le  asnjë deri në kabinetin e vet”, thotë gruaja. E mbetur në shtëpi si kontakte e një të sëmuri, Maria fillon të provojë simptomën e radhës të infektimit me koronavirusin: “Në ditën e dytë - të tretë fillova të mbytem dhe fjalë për fjalë nuk munda të merrja frymë” - tregon ajo në eterin e Radios Kombëtare Bullgare -Plovdiv.  Mjekja familjare i jep në telefon një antibiotik tjetër të fortë, dhe kur ndien dhimbje të forta në stomak, ajo i referohet telefonit të urgjencës 112. Ekipi i ndihmës urgjente viziton për herë të dytë shtëpinë e saj gjatë kohës së sëmundjes:

“Ata më thanë sy më sy se në spitalet nuk ka vende të lira. Se nuk mund të bëjnë asgjë më tepër për mua dhe të vazhdoj të mbaj lidhje me mjekun familjar”.

Gruaja e përshkruan situatën si një “rreth magjepsës” dhe në kokë të vet e ndalon pranimin e antibiotikut. Që të mund të shkojë për vizitë tek mjeku, duhet burri i saj ta shpjerë, por në të njëjtën kohë ata i nënshtrohen gjobës gjatë ikjes nga shtëpia. Polici patrullues e këshillon të telefonojë në Inspektimin Shëndetësor Rajonal, ku telefoni jep i zënë  ose nuk i ngrenë telefonat.

Dy javë pas fillimit të sprovës Covid-19 dhe më shumë se dhjetë ditë e natë pa gjumë familja nga Plovdivi tani ndihet më mirë, por gruaja vazhdon të ndiejë një dobësi dhe një frikë të kthehet në shkollë.  

Pikëpamjet e një mjeku dhe një pacienti në këtë rast ndryshojnë. “Në parim, nuk mendoj  se është e udhës, por në situatën e krijuar, pandemia, për të cilën nuk ka shërim dhe nuk ka asnjë lloje artikujsh se tamam çfarë lloji është virusi, cilat janë pasojat pas kësaj sëmundjeje, natyrisht që është e lejueshme - komenton mjekja shtëpiake Sllavka Çeteljazova sa u përket konsultimeve të dhëna me telefon dhe dhënien e antibiotikut pa recetë. Sa u përket pacientëve të cilët janë nën karantinë, ajo sqaroi se duhet të telefonojnë në numër 112.

 “Aty jenë ekipet e ndihmës urgjente, të cilët janë me veshje mbrojtëse dhe janë në gatishmëri për të matur ngopjen e gjakut me oksigjen, të vizitojnë të sëmurin, mund të bëjnë edhe një test të shpejtë. Sipas mjekut tjetër personal të familjes, doktoresha Marusja Ivanova, mediat nuk kanë të drejtë t’u kërkojnë llogari mjekëve të përgjithshëm për vendimet e tyre.

“Unë jam absolutisht e paqetë sepse puna ime është jashtëzakonisht e shumtë  - punoj dhe në një klinikë ambulatore, vizitoj, qëndroj ditë e natë në telefon - sqaroj. Shyqyr që pacientët janë të kënaqur dhe aktualisht që të gjithë të sëmurët janë në një gjendje të mirë.” Sipas fjalëve të saj problemet janë të shumta, por më i madhi është sëmundshmëria mes personelit mjekësor, përfshi dhe mes mjekëve personal:  

“Sepse nuk u janë siguruar kostume për të bërë vizita, ata i blejnë vetë që të gjitha gjërat. Problemi është dhe në edukimin e keq të bullgarëve dhe në kaosin, i cili ekziston tani në organizimin e sistemit tonë shëndetësor.”

Përpiloi: Elena Kerkallanova /në bazë të intervistave të RKB-Plovdiv/

Përgatiti në Shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjeorgjia: tërheqja nga vlerat evropiane dhe përgjigja e mundshme e BE-së

Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..

botuar më 24-12-17 8.40.MD
Lojat me maska

Në Sofje hapet ekspozita "Thesaret e gjalla njerëzore - Bullgari"

Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..

botuar më 24-12-17 5.55.PD

Një projekti ruan traditat dhe zakonet e bullgarëve të Bosilegradit

Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..

botuar më 24-12-16 4.04.MD