Kryeprokurori Ivan Geshev dhe Udhëheqja e Prokurorisë së Republikës së Bullgarisë mirëpritën iniciativën e Asociacionit të Prokurorëve dhe të Dhomës së Hetuesve për ngritjen e një busti monument të presidentit Thomas Woodrow Wilson në Sofje. Iniciativa është në shenje të mirënjohjes së popullit bullgar ndaj meritave të presidentit të 28-të të ShBA-së për ruajtjen e sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial të Bullgarisë pas Luftës së Parë Botërore.
Në bisedimet e paqes në 1919, Presidenti Woodrow Wilson këmbënguli që Trakia e Detit Egje /Trakia Perëndimore/, Dobruxha Jugore dhe rajoni i Caribrodit të mbeten brenda kufijve të Bullgarisë dhe evitoi planin për likuidimin e Bullgarisë si shtet dhe ndarjen e saj në tre rajone, nën varësi të Greqisë, Serbisë dhe Rumanisë, të nisur në Neuilly.
Është mbajtës i Çmimit Nobel për Paqe për vitin 1919.
Nga Prokuroria shpresojnë që ideja për bust monumentin të gjejë mbështetje të gjerë publike dhe institucionale.
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..