Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hotelet me 80% ulje të xhiros

Borisllav Haxhiev
Foto: bTV

Xhiroja e hoteleve është ulur 80% gjatë 2020-ës. Këtë e tha në një intervistë për televizionin bTV Borisllav Haxhiev nga Asociacioni bullgar i Hotelierëve dhe i Pronarëve të Restoranteve. Sipas tij deri në momentin e tanishëm biznesi i hoteleve nuk ka ndier një ndihmë reale të shtetit.

Dega ka përfituar nga masa “60/40”, por, sipas fjalëve të Haxhievit, ajo ka qëllim t’i ndihmojë njerëzit, që të ruajnë vendin e punës dhe jo vetë biznesin. “Mirëpo, në një moment biznesi mund të mos ekzistojë më dhe atëherë kjo masë nuk do të jetë e dobishme”, komentoi Haxhiev. Ai sqaroi se aktualisht hotelet formalisht nuk janë mbyllur, por biznesi është pezulluar, sepse nga 30 deri në 50 për qind prej të ardhurave të tyre janë nga shërbimet shtesë – restorantet, sallat e konferencës etj., shërbime këto, të cilat aktualisht nuk ofrohen.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNB lëshon monedha ari "Nëna e Shenjtë e Zotit - Molla e Artë"

Nga 2 janari, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) hedh në qarkullim monedha përkujtimore ari me temë "Virgjëresha Mari - Molla e Artë". Monedhat kanë prerje 10, 20, 50 dhe 100 leva (përkatësisht afro 5, 10, 25 dhe 50 euro), pa një tirazh konkret, njoftoi BNB...

botuar më 25-01-02 8.25.PD

Çmimi i gazit rritet me 7,97 për qind

Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit miratoi çmimin e gazit natyror për muajin janar me vlerë 81,94 leva/MWh, pa taksat. Pavarësisht se çmimi i miratuar prej 81,94 levash (rreth 40.97 euro)/MWh është më i lartë se çmimi për dhjetorin me 7,97%, ai..

botuar më 25-01-01 6.16.MD

Në fund të dhjetorit, klima e biznesit në vend përmirësohet

Treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit u rrit në dhjetor me 1.7 pikë nga 17 për qind në 18.7 për qind krahasuar me muajin nëntor. Rritje e treguesit është vërejtur në industri me 1.9 pikë, në tregtinë me pakicë me 5.7 pikë dhe në sektorin e shërbimeve..

botuar më 24-12-31 10.45.PD