Kalaja nga antikiteti i vonë pranë fshatit piktoresk Debnevo, në rajonin e qytetit Trojan, po studiohet prej viteve. Ndaj momentit arkeologët kanë zbuluar muret e fortesës, si dhe objekte të prodhimit të ruajtura mirë.
Gjetjet në territorin e kalasë i përkasin periudhës së antikitetit të vonë dhe Mbretërisë së Dytë Bullgare/ shekulli i 12-14/. Sistemi i fortifikimit të ish kalasë është i përbërë prej dy mureve paralele-koncentrike, të pajisur me kulla drejtkëndëshe, dy porta për karroca dhe një për kalimtarët në këmbë. Te pjesa verilindore të kalasë ekipi i krye asistentit doktori Stiljan Ivanov zbulon themelet e 17 godinave të veçanta të banimit dhe ekonomike, si dhe të ndërtesave të garnizoneve ushtarak.
Në kodrën “Kaleto” janë zbuluar po kështu një nekropol i krishterë me 145 varre nga periudha e mbretërve Ivan Aleksandër/vitet 1331-1371/ dhe Ivan Shishman /vitet 1371-1395/, si dhe varre nga shekujt 16-17.
Sëpata prej guri kalkolitik / mijëvjeçari V para Krishtit /, një vatër e rrumbullakët e suvatuar me argjilë nga epoka e hekurit të vonë / IV - III para Krishtit / si dhe pjesë të enëve dhe rruazave të boshtit prej balte janë ndër gjetjet më të fundit këtë verë .
Themelet e ndërtesave antike të vonë të kalasë shtrihen drejtpërdrejt mbi shtresën e epokës së hekurit të vonë. Muret e tyre janë me një trashësi 0,70 -0,80 metra, kurse qeramika dhe monedhat prej bakri datojnë nga fundi i shekujve të 4-5. Ekipi i krye-asistentit, doktor Stiljan Ivanov gjen gjurmë nga një banesë të lashtë bullgare nga periudha e shekujve 9-10 , si dhe të artefakteve nga mesjeta e vonë.
Aktualisht gjetjet po spastrohen prej një restauruesi, pas së cilës do të transferohen në Fondin “Arkeologji” pranë Muzeut të Zanateve në qytetin Trojan, që të mund të shikohen nga publiku i gjerë, njoftoi Agjencia Bullgare e Lajmeve.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: troyan.bg
Krijuesi i organizatës së brendshme për Çlirimin e Bullgarisë, Vasill Levski , duke formuar komitetet revolucionare në trojet bullgare, ishte i pari që përfshiu të huajt që punonin në "Hekurudhën Lindore" të baron Moritz Hirsch. Në rrjetin e tij..
"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..
Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..