Pajisja është krejtësisht e ruajtur dhe përbën një furrë pjekëse. Furra është në dy nivele. Në nivelin e poshtëm janë dy kamerat djegëse, në të cilat është ndezur zjarri, i cili e ka ngrohur skarën. Mbi skarë është kamera e sipërme e furrës. Skara ka një sipërfaqe prej 15 metrave katrore, thotë arkeologu Kristian Mihajllov i cituar nga agjencia BGNES.
Kini parasysh se temperatura e cila është zhvilluar në të ka qenë rreth 900 gradë, deklaroi nga ana e tij profesori Gjeorgji Atanasov. Duke vënë re përmasat e tullave, duke parë me vëmendje zbukurimin e tyre, nuk përjashtojmë mundësinë që kjo furrë të ketë prodhuar tulla për ndërtimin e kalasë së shkëlqyer dhe madhështore në bregun Danubian të Justinianit të Madh, e ngritur rreth periudhës së viteve 620-630, nënvizoi akoma profesori Atanasov.
Arkeologët janë kategorikë se zbulimi është furra më e madhe për qeramikë ndërtuese nga epoka romake, e zbuluar nëpër tokat tona.
Muzeu Historik në Asenovgrad feston 940-vjetorin e themelimit të Manastirit të Baçkovos me ekspozitën "Ikonat mrekullibërëse dhe reliket e shenjta të Ballkanit". Manastiri i shenjtë, i themeluar nga Grigorij Bakuriani, për shekuj me radhë ka qenë..
"E gjithë familja jonë vizitonte vazhdimisht studion "Foto Kemilev", një artist fotograf i mrekullueshëm! Në vitrinë dhe në studio shfaqeshin shumë portrete muzikantësh, artistësh, piktërosh, shkrimtarësh... një galeri e tërë." Znj. Dimi Dimçeva..
Një copë nga dora e djathtë e Shën Dëshmorit të Madh Gjergji Fitimtar, i cili ruhet në kishën “Shën Georgi Fitimprurësi” në qytetin Nigrita pranë Seresit tëGreqisë, mbërriti në Sofje. Shumë qytetarë i pritën përpara Mitropolisë së Sofjes prej nga nisi..
Nëse keni ende dyshime se një ditë interesi për librat dhe misioni i tyre për të transmetuar mençurinë ndër shekuj do të përfundojë, atëherë..