Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në kushtet e pandemisë ekonomia bullgare punon mirë

Lëçezar Borisov
Foto: BGNES

Nëse masat kundër koronavirusit do të zbuten do të bëhet e qartë pas 17 dhjetorit, kur do të paraqiten analizat e ministrave të shëndetësisë dhe të tjerë. Këtë e tha në një intervistë për bTV Ministri i Ekonomisë Lëçezar Borisov. Ai theksoi se në kushtet e pandemisë ekonomia jonë po shkon mirë. Moratoriumi mbi huat ndihmoi shumë biznesin, me shtyrjen e pagesave në total nga 61 miliardë leva (mbi 31 miliardë euro). Një tjetër front i suksesshëm, sipas ministrit, është papunësia. Masa të tilla si 60:40 kursyen 250 000 vende pune dhe Agjencia e Punësimit gjeti punë për 200 000 veta që nga fillimi i pandemisë, theksoi ministri.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një organ i posaçëm do të lëshojë leje për investime nga vende jo anëtare të BE-së

Me vendim të qeverisë sot po krijohet Këshilli Ndërinstitucional për Kontrollin e Investimeve të Huaja Direkte. Ai do të shqyrtojë aplikimet për investime të huaja direkte në Bullgari nga investitorë të regjistruar në vende të treta jashtë Bashkimit..

botuar më 25-01-29 2.17.MD
LUKOIL Neftohim Burgas

Dy parti opozitare kërkuan që shteti të blejë “Lukoil” në Burgas

Gjëja më e mirë për të bërë është që shteti të ndërhyjë dhe të blejë “Lukoil”. Atëherë shteti të kërkojë partnerë nëse dëshiron ta operojë vetë.Bullgarët duhet të kenë karburant të lirë. Kështu deklaroi lideri i “DPS-Fillimi i Ri” Deljan Peevski para..

botuar më 25-01-29 11.46.PD
F-16 Block 70

Më 31 janar, i dorëzojnë Bullgarisë avionin e parë ushtarak F-16

Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov niset për në Shtetet e Bashkuara më 29 janar. Ai do të marrë pjesë në dorëzimin zyrtar të avionit të parë bullgar F-16 Block 70, që do të bëhet më 31 janar 2025 në bazën industriale të kompanisë prodhuese Lockheed..

botuar më 25-01-29 10.48.PD