Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në vendpushimet e skive bëhen rezervime nga Serbia, Greqia dhe Turqia

Foto: BGNES

Gjatë këtij sezoni dimëror, Bullgaria do të mbështetet në turizmin e brendshëm, si dhe turistë nga vendet e Ballkanit. Këtë e tha para gazetarëve në vendpushimin e skive Pamporovo Ministrja e Turizmit Mariana Nikollova, njoftoi BTA. Nikollova është atje për të siguruar në vend se masat antiepidemike po vërehen kudo në vendpushim.

Ajo tha se rezervimet për sezonin e skive deri më tani janë rreth 30 për qind, ndërsa ato nga Britania e Madhe u anuluan. Nikollova theksoi se vendpushimet tona të skive tashmë kanë rezervime nga turistë serbë, grekë, turq dhe maqedonas. Sipas saj, rreth 80 për qind e industrisë është shpëtuar nga falimentimi, në sajë të masave mbështetëse.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjykata Kushtetuese konfirmoi ndërprerjen e koncesionit të terminalit “Rosenec”

Gjykata Kushtetuese e refuzoi kërkesën e presidentit Rumen Radev për të vërtetuar se ndërprerja e koncesionit të terminalit të naftës “Rosenec” bie ndesh me ligjin themelor. Vendimi i magjistratëve u mor njëzëri nga 10 gjyqtarët pjesëmarrës, thuhet..

botuar më 24-05-17 11.14.PD

Dita e Magjepsjes së Bimëve në Fakultetin e Biologjisë së Universitetit të Sofjes

Dita Ndërkombëtare e Magjepsjes së Bimëve mbahet më 17 maj në sallën e ekspozitave të Fakultetit të Biologjisë të Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Nëpërmjet bisedave dhe demonstrimeve, studentët, pedagogët dhe studiuesit do të..

botuar më 24-05-17 6.10.PD

Parashikimi i motit për 17 majin 2024

Gjatë natës do të mbizotërojë mot i vranët, me reshje të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 6° dhe 11°, në Sofje rreth 8°. Të premten do të ketë reshje shiu në zona të izoluara. Pasdite vranësitë në shumë rajone do të..

botuar më 24-05-16 7.20.MD