143 vjet më parë në prag të 4 janarit në kohën e Luftës Ruso Turke (1877-1878) Sofja ishte e kërcënuar të bëhej shkrumb e hi ndërsa popullsia e saj të masakrohej. Sidoqoftë një faktor i paparashikuar ndihmoi që kjo të parandalohet dhe qyteti të mbetet i paprekur...
Viti ishte 1878. Në natën e ftohtë të 3 duke u gdhirë 4 janari deri në qytet arrinte jehona e të shtënave të topave. Sofja heshti nga frika. Era e janarit lëkundte në mënyrë ogurzezë trekëmbëshat e ngritura nga turqit nëpër qytet. Çdo moment pritej që trupat çlirimtare ruse në krye me Gjeneralin Gurko të hynin në Sofje.
Në këtë moment dramatik turqit kuptuan se duhet që sa më shpejtë të braktisnin qytetin sepse në rast të kundërtë do të ishin rrethuar dhe do të merreshin robër lufte. Komandanti Osman Nuri pasha dha urdhër për tërheqjen në drejtim të qytetit Pernik. Krahas kësaj ai urdhëroi që Sofja të digjej ndërsa e gjithë popullsia bullgare të vritej. Autoritetet paralajmëruan konsullatat e huaja që pa vonës të braktisin qytetin bashkë me pronën e tyre, sepse Sofjes do t’i vihej flaka. Por pushteti osman u ndesh me një rezistencë të fortë nga evropianët.
Nënkonsujt e Francës dhe Italisë – Konti Leander Francois Rhône-le-Ge dhe Vittorio Positano deklaruan kategorikisht, se do të mbeten në shenje të solidaritetit me popullsinë vendore. Atyre iu bashkuan edhe nënkonsulli austro-hungarez Joseph Waldhart, si dhe krye rabini i qytetit Gabriel Almosnino, ndërsa protesta e tyre në mbrojtje të Sofjes shkaktoi ndërlikime serioze diplomatike. Sidoqoftë, akti i guximshëm i diplomatëve çoi në revokimin e urdhrit për zjarrvënie. Dhe Sofja u shpëtua....
Turqit besuan se dimri i ashpër do të pengonte përpjekjet e ushtrisë ruse për të çliruar qytetin. Por më kot! Në vigjiljen e 4 janarit trupat osmane ikën në panik megjithëqë kishin epërsi në numër. Ky ishte momenti në të cilin trupat ruse sulmuan qytetin, pushtuan konakun dhe hoqën flamurin turk. Betejat e fundit zhvilloheshin në rajonin e fshatit Dollni Bogrov në lindje të Sofjes.
Më 4 janar të vitit 1878 rreth orës 11:00, Gjenerali Gurko shkeli “Urën e Shqiponjave” (Orllov Most) një vend emblematik për kryeqytetin e sotëm bullgar. Ai u prit me ngazëllim dhe lot. Kryeqyteti i ardhshëm i Principatës së Bullgarisë ishte i lirë.
Sot banorët e Sofjes u janë mirënjohës çlirimtarëve dhe konsujve evropianë, të cilët shfaqën vendosmëri dhe humanizëm në një moment kritik. Sipas historianëve protesta e tyre është një nga shenjet e para të unitetit dhe solidaritetit evropian, të cilat gjetën shprehje në Bashkimin e sotëm Evropian.
Më 4 janar sofinanasit shënojnë përvjetorin e 143 nga Çlirimi i qytetit dhe me lutje falënderimi në kishën “Shën e Diela” dhe me bërjen e homazheve dhe vendosjen e luleve para monumentit të Vullnetarëve Bullgarë pjesëmarrës në Luftën Ruso Turke – të quajtur opëllçenas. Kambanat e kishave gjithashtu tingëllojnë në shenje të mirënjohjes për të na kujtuar heroizmin dhe solidaritetin njerëzor.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv26 Marsi është Dita e Trakisë – kështu data është e regjistruar në kalendarin zyrtar bullgar në vitin 2006, por festohej disa dekada më parë. Në këtë datë të vitit 1913, ushtria bullgare pushtoi Kështjellën e Edrenesë të konsideruar në atë kohë "të..
Ikja nga vendlindja dhe toka amtare dhe udhëtimi i gjatë përmes të huajës dhe të panjohurës - fati i të gjithë refugjatëve është i ngjashëm ndër vite, dhe arsyet janë gjithmonë të njëjta. Njerëzit dëbohen për shkak të luftës ose besimeve fetare, për shkak..
“Dhe na i fal borxhet tona, sikurse edhe ne i falim borxhlinjtë tanë...” Çdo i krishterë kujton kuptimin e kësaj fraze nga Lutja e Zotit, sepse mësimi i Krishtit për dashurinë dhe faljen është krijuar rreth saj. Ai e di se ai që nuk është..