Po vazhdojnë konsultimet e Presidentit Rumen Radev me rastin e organizimit të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Sot po zhvillohen takimet e tij me partitë e përfaqësuara në Parlament pa bashkëqeveritarët – “Patriotët e Bashkuar”, të cilët shpallën se nuk e pranojnë ftesën.
Në takimin e vet me përfaqësuesit e forcës më të madhe parlamentare GERB Radev vuri në dukje se qëllimi i konsultimeve të iniciuara nga ai është rritja e besimit të votuesve. “Kjo kërkon dialog, pozita të hapura, kërkim të konsensusit dhe vendime të mira në interes të shtetasve bullgarë”, nënvizoi Presidenti.
Kryetarja e Parlamentit Cveta Karajançeva nga GERB tha se kohët e fundit në hapësirën publike përhapen mendime se zgjedhjet e ardhshme do të manipulohen, gjë që shkakton mosbesim në procesin zgjedhor. Ajo i drejtoi Presidentit Radev një qortim se po kontribuon për përhapjen e këtyre pohimeve.
Nga ana e vet Radev i bëri thirrje partisë GERB të sigurojë me kuti lëvizëse votimin e bullgarëve në karantinë, votimin me anë të postës të bullgarëve jashtë vendit, si dhe të shqyrtojë mundësinë për lejimin e mbikëqyrjes video të numërimit të fletëve të votimit.
Në takimin e Presidentit me Partinë Socialiste Bullgare (BSP) në opozitë liderja e saj Kornelija Ninova nënvizoi se opozita në Parlament është e gatshme të shqyrtojë ndryshime në Kodin Zgjedhor, që të sigurojë mundësi për votim edhe për bullgarët që janë në karantinë. Ajo rikujtoi gjithashtu se partia e saj e ka përkrahur gjatë viteve të kaluara votimin me makina si një garant i votës. Mirëpo BSP shpalli se është kundër votimit në kuadrin e dy ditëve.
Që nga sot, 27 shtator, Bullgaria është sërish në një fushatë zgjedhore 30 ditore. 28 parti dhe 11 koalicione paraqitën dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe në..
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një Marrëveshje të Fqinjësisë së Mirë, e cila është pjesë e planit të zgjerimit të BE-së dhe askush nuk mund të tërhiqet prej saj, tha kreu i GERB-it, Bojko Borisov, i cili është edhe kryetar i..
Në Nju Jork, në kuadër të sesionit të vjeshtës të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov u takua me ministrin për Evropën dhe punët e jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. Ata kanë shprehur gatishmërinë për të..