Këtë ditë në vitin 1856 në qytetin Panagjurishte (Bullgari Qendrore) ka lindur Rajna Popgeorgieva. Ajo është e njohur në historinë bullgare si Rajna Knjaginja /Princesha Rajna/ – mësuesja dhe mamia bullgare, e cila qepi flamurin kryesor të Rrethit Revolucionar të Panagjurishtes të Kryengritjes së Prillit dhe e valëviti krahas Georgi Benkovskit.
Revolucionari e porositi atë të bënte një flamur me mbishkrimin "Liri a Vdekje" kur ajo ishte 20 vjeç. Pas Kryengritjes së Prillit Rajna Knjaginja u kap nga turqit dhe iu nënshtrua vuajtjeve të rënda, por pas ndërhyrjes së diplomatëve evropianë, ajo u la e lirë dhe u dërgua për të studiuar mjekësi në Moskë.
Rajna Knjaginja ka pesë djem, katër prej të cilëve u bënë oficerë në Ushtrinë Bullgare.Krijuesi i organizatës së brendshme për Çlirimin e Bullgarisë, Vasill Levski , duke formuar komitetet revolucionare në trojet bullgare, ishte i pari që përfshiu të huajt që punonin në "Hekurudhën Lindore" të baron Moritz Hirsch. Në rrjetin e tij..
"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..
Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..