Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tipi i ri i koronavirusit përbën një rrezik të madh

Tani për tani, do të ketë një zbutje të masave vetëm në arsim

Foto: BGNES

I ashtuquajturi variant anglez i Covid-19 tanimë është tek ne dhe do të fillojë të grumbullojë shpejtësi, paralajmëruan autoritetet shëndetësore në brifingun e rregullt të Shtabit Operativ Kombëtar. Tani për tani është e sigurt se pas datës 31 janar, kur përfundon afati i gjendjes së jashtëzakonshme epidemike, do të zbuten  vetëm masat sa i përket kthimit të nxënësve të mëdhenj në klasë dhe të hapjes së palestrave.

“Deri në fund të muajit do të monitorojmë numrin e të sëmurëve dhe të të vdekurve dhe mbi këtë bazë do të marrim vendim se çfarë gjëje tjetër mund të hapim”, deklaroi kryeministri Bojko Borisov, i cili po kështu mori pjesë në brifing. Ai shtoi se, vendi ynë në këtë moment është si një oazë i vogël dhe është shumë rrezikuese të zbuten shumë masat. Sipas fjalëve të tij, kjo do të çojë deri në një sëmundshmëri dhe vdekshmëri të lartë, duke pasur parasysh shpërndarjen shumë të shpejt të tipit të ri të virusit.

Sa i përket ultimatumit të pronarëve të restoranteve se më 1 shkurt do të hapin restorantet e veta, pavarësisht nga vendimi i autoriteteve, Bojko Borisovi u përgjigj, se kjo është e drejta e tyre. Ai citoi të dhëna, sipas të cilave nga 30 mijë veta të punësuar në degë mezi 6300 kanë aplikuar për mbështetje të stafit të tyre dhe la të kuptohet se shumë prej tyre punojnë në sektorin gri. Kryeministri tha akoma se, zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme epidemike pas datës 31 janar do të thotë 100 milionë leva shtesë për biznesin i cili nuk punon.

Po vazhdon tendenca që numri i njerëzve të shëruar të tejkalojë disa herë numrin e atyre të cilët janë të sapo infektuar, tha ministri i shëndetësisë profesori Kostadin Angjellov.

Por kjo situatë mund të ndryshojë me tipin e ri të koronavirusit, paralajmëroi inspektori shtetëror shëndetësor docenti Angjell Kunçev. Sipas fjalëve të tij, ana optimiste është se ai nuk çon drejt sëmundjeve më të rënda, por shpërndahet shumë më shpejt.


Një rrezik i mundshëm është rritja e shumëfishtë e vdekshmërisë, meqenëse po shteron resursi i spitaleve dhe shumë njerëz mbeten pa një ndihmë mjekësore, shtoi kryetari i Shtabit Operativ Kombëtar gjenerali Vencisllav Mutafçijski. Në këtë moment 10 veta tek ne infektojnë 5-6 veta.


Gjatë javës së fundit, numri i të shëruarve është 31 456, kurse i të infektuarve është 2993. Nga shtretërit nëpër spitale për pacientë në një gjendje më të lehtë janë të zëna 29 % dhe 43% për të pranuarit në repartet intensive. Qyteti Razgrad, është qyteti me më pak të sëmurë nga koronavirusi, me 59 veta në 100 mijë. Më shumë raste të rieja për javën e fundit ka në qytetin Vraca.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ndryshohen rendi dhe kushtet për lëshimin e vizave dhe regjimi i vizave

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..

botuar më 25-01-08 3.57.MD

Elizabeth Bleiker nga Zvicra: Bullgaria duhet të mbetet autentike për të intriguar turistët evropianë

Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e zviceranes Elizabeth Bleiker për popullarizimin e vendit tonë si destinacion turistik në tre vende -..

botuar më 25-01-06 7.30.PD

Georgi dhe Maria janë emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024

Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..

botuar më 25-01-03 1.51.MD