Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti bullgar ka ndërmend të kandidohet për mandat të dytë

Foto: BGNES

Presidenti Rumen Radev deklaroi se do të kandidohet bashkë me nënpresidenten Ilijana Jotova për mandat të dytë. Në një konferencë për shtypin lidhur me vjetorin e katërt të hyrjes së tij në detyrë kreu i shtetit kërkoi reforma në Kodin Elektoral, azhurnimin e listave të votuesve, transmetimin në kohë reale të numërimit të protokolleve nga votat, votim në distancë për bullgarët jashtë vendit, qasjen e drejtë në media. Radev njoftoi se ekipi i tij po përgatit ndryshime në Kushtetutë, të cilat ai do t'i propozojë parlamentit të ri dhe përgjithësoi:

“Viti 2020 ishte vit i zgjimit bullgar. Besimi te qeveria dhe parlamenti dështoi. Pavarësisht nga pandemia dhe liria e mbytur, bullgarët dolën në rrugë dhe deklaruan kategorikisht vullnetin e tyre për ndryshim. U shfaqën parti dhe lëvizje të reja politike, zgjedhjet e ardhshme parlamentare muajin prill  i vendosin qytetarët bullgarë në një dilemë për të pranuar ose refuzuar modelin e sotëm të pushtetit - të korruptuar dhe prapa skenës, shtypës dhe shpërdorues, të padrejtë ndaj bullgarit të zakonshëm.”

Gjatë këtij viti të turbullimeve institucioni presidencial vazhdoi të mbrojë interesat e bullgarëve, tha Radevi dhe kujtoi se që në fillim të vitit e hoqi besimin ndaj qeverisë për shkak të korrupsionit dhe shkeljes së lirive të qytetarëve. “Protestat që u shpërthyen gjysmë vit më vonë ripohuan drejtësinë e pozitës sime”, shtoi presidenti.

Zhvillova një sërë bisedimesh telefonike me liderët ballkanikë. Gjatë këtij viti Bullgaria mori kryesinë e iniciativës “Tri Dete”. Ajo ka për qëllim të përshpejtojë zhvillimin ekonomik të regjionit me konektivitet më të madh dhe të afrojë Perëndimin dhe Lindjen e BE-së. Bullgaria si vendi më i prapambetur në BE duhet të përfitojë nga kjo mundësi. Si rezultat i partneritetit intensiv me ShBA-në së shpejti do të firmosim marrëveshjen për bashkëpunim tekniko-shkencor”, tha kreu i shtetit.

Presidenti  Rumen Radev theksoi si prioritet në punën e vet mbrojtjen e superioritetit të ligjit. “Pavarësisht se u hodhën poshtë pesë nga shtatë vetot që vendosa, reagimi i ekspertëve dhe shoqërisë konfirmoi drejtësinë e tyre”, shtoi kreu i shtetit.

Sipas tij mungesa e masave me kohë dhe adekuate në kohën e krizës së koronavirusit sollën pasoja të rënda në situatën shëndetësore, sociale dhe ekonomike në vend. Radev theksoi se bashkë me ekipin e tij propozuan pesë projekte të lidhura me fusha të rëndësishme si arsimi, energjetika, shëndetësia dhe pret përgjigje të shpejtë nga ana e Këshillit të Ministrave.

Rumen Radev theksoi punën e nënpresidentes Ilijana Jotova dhe më në veçanti iniciativat e lidhura me bullgarët jashtë shtetit. “Diasporat tona janë thesari ynë kombëtar, që duhet të zhvillojmë” tha ai. Si rezultat i punës aktive të nënpresidentes Jotova dhe të ekipit të saj u zgjerua rrjeti i bashkësive bullgare në Amerikën Latine (Uruguain, Meksikën, Perunë), Azinë dhe Australinë. U vendosën lidhje edhe me diasporat tradicionale historike bullgare, tha Radevi dhe shtoi:

“U zhvillua një veprimtari aktive koordinuese për ruajtjen e integritetit territorial të rajonit bullgar në Ukrainë. Po kështu nënpresidenti vazhdon të bëjë përpjekje të mëdha për të ardhmen e Universitetit Taraklijski në Moldavi, kështu që një ditë ai të bëhet filial i Universitetit në qytetin Ruse. Një energji e madhe inspiroi iniciativa nënpresidenciale me rastin e 1 nëntorit dhe qindra bullgarë nga e gjithë bota shkruan për “Bullgarinë e Zgjuar”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike? Kjo është pyetja që bullgarët ia bëjnë vetes pasi Dimitër Gllavçev, i propozuar për ushtrues detyre kryeministër, prezantoi përbërjen personale të kabinetit, në të cilin ka një..

botuar më 24-04-23 7.05.PD
Albin Kurti dhe Dimitër Gllavçev

Bullgaria vazhdon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Kosovës

Mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të kryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Dimitër Gllavçev dhe Albin Kurti. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet aktive..

botuar më 24-04-22 1.51.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë merr edhe postin e ministrit të jashtëm në detyrë

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev i propozoi presidentit Rumen Radev ndryshim të përbërjes së kabinetit zyrtar, njoftoi shërbimi qeveritar i shtypit. Pas bisedimeve me kryeministrin në detyrë dhe propozimeve prej tij në bazë të Nenit 99..

botuar më 24-04-22 11.56.PD