Në brifingun e vet të fundit nga data 4 shkurt, Shtabi Operativ Kombëtar llogariti, se shpërndarja e Covid-19 përsëri po rritet dhe situata mbase do të keqësohet gjatë javëve të ardhshme. Në Bullgari, 8 rrethe janë në të ashtuquajturën zonë të kuqe, me mbi 100 të sëmurë në 100 mijë veta nga popullsia. Më i madh është shtimi në rrethet e Kjustendilit dhe të Sofjes. Numrat flasin për “një zgjim” të sëmundshmërisë nga Covid-19, për shkak të periudhës dimërore dhe të shpërndarjes së shpejtë të viruseve të gripit, të situatës së ndërlikuar në një përpjesëtim botëror si dhe të mungesës së një efekti kolektiv nga Covid-vaksinimi, i cili filloi gjatë muajit janar.
Evropa po pret valën e tretë të shpërndarjes së infeksionit dhe po llogarit një problem serioz me importin e vonuar të vaksinave. Akoma që në fillim të fushatës për imunizim në masë kundra Covid-19, që filloi më 27 dhjetor 2020, Bullgaria mbetet në vendin e fundit për nga nivelet e vaksinimit, 5 herë më të ulëta nga mesataret për Bashkimin Evropian ose 10 herë më të ulëta, në krahasim me shtetet më të përparuara . Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve tek ne është mezi 57 038, kurse ai i të rivaksinuarve - 17 392 veta.
Sipas një studimi përfaqësues sociologjik, të zhvilluar në fund të muajit janar, 28% nga qytetarët e rritur të anketuar thonë se, do të imunizohen kundra Covid-19, derisa 43% nuk do të vendosin vaksinë. Kjo, sipas disa nga analizatorët është një tendencë shqetësuese, shkakun për të cilën ata e shikojnë në organizimin jo të mirë të vaksinimit dhe të mungesës së një fushate sqaruese. Në studim vihet në dukje akoma se, qytetarët bullgarë mbështeten tek informacioni i marrë në mediat dhe mezi 27% kërkojnë sqarim nga mjekët e tyre familjar, kurse çdo një person i 10 thotë se fare nuk informohet për vaksinat. Por, çështja është se dhe mjekët personal nuk mund të fusin një qartësi më të madhe për procesin e imunizimit.
“Madje nuk e dimë sesi do të jetë vet organizimi, nëse neve do të na japin t’i vëmë vaksinat, ose do të dërgojnë ekipe - shënon doktoresha Svetllana Sllavova, me një praktikë shumëvjeçare mjekësore në fshatrat Avren, Sadovo dhe Zdravec/rrethi i qytetit Varna/. Tani po bëjmë vetëm listat paraprake të atyre që kanë dëshirë”.
Imunizimi duhet të bëhet prej mjekëve personal, shënon sekretari i Bashkimit të Mjekëve Bullgar në Varna, doktori Svetlin Mitev. Prognoza e mjekëve është se, 30% nga bullgarët do të zgjedhin të vaksinohen . Sipas doktorit Mitev, çdo gjë do të sqarohet gjatë muajit mars, kurse në fund të shkurtit do të fillojë të punojë dhe platforma për regjistrim elektronik, i cili do të pakësojë përpunimin administrativ të dokumentacionit. Sipas avokates mbi të drejtën mjekësore Maria Sharkova rendi duhet të ndryshohet dhe ana proaktive të mos jetë pacienti, i cili të kërkojë informacion, por specialistët mjekësorë dhe autoritetet, të cilët duhet të lehtësojnë dhe të orientojnë pacientët për vaksinat. Ajo dha shembull me Belgjikën, ku autoritetet lidhen personalisht me pacientin dhe u përgjigjen pyetjeve të tij. “Tek ne autoritetet deri në këtë moment nuk e kanë përfunduar mjaft mirë punën” -vuri në dukje Sharkova:
“Sa i përket zgjedhjes midis vaksinave të ndryshme, kjo ka kuptim pasi të disponojmë me një sasi të mjaftueshme nga të gjitha vaksinat. Për ne është e rëndësishme të vaksinohen sa më shumë njerëz, një njeri të vaksinohet më shumë sot, ky është një hap drejt imunitetit tonë kolektiv”.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..