Sot mbushen 10 vjet nga vdekja e prof. Rajko Petrov (1930-2011) - një nga figurat më të mëdha në historinë e mundjes bullgare, i cili e shndërroi atë në një fuqi botërore. Rajko Petrov ka qenë trajner i ekipit tonë kombëtar të mundjes në vazhdim të 15 viteve dhe ka përgatitur kampionët tanë të parë olimpikë dhe botërorë në këtë sport. Ai ishte në krye të Federatës Bullgare të Mundjes që nga 1969 deri në 1990. Si trajner Rajko Petrov mori pjesë në 12 Lojëra Olimpike Verore radhazi. Ai ishte pjesë e Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Botëror për Shkencë dhe Sport pranë UNESKO-s dhe nënkryetar i Federatës Ndërkombëtare të Mundjes (FILA).
Është prezantuar në Sallën e Famës të Mundjes Ndërkombëtare - Oklahoma, SHBA. Ai ka fituar çmime prestigjioze për zhvillimin e mundjes në të gjithë botën. Kërkimi i tij në fushën e sporteve është përkthyer në një numër gjuhësh, duke përfshirë frëngjisht, anglisht, spanjisht, gjermanisht, rusisht, arabisht dhe të tjera.Këtë fundjavë ansambli bullgar i vajzave fitoi një medalje të artë në garën e gjithanshme në turneun ndërkombëtar të gjimnastikës ritmike Sofia Cup në Sofje. Andrea Ivanova, Eva Emillova, Cvetejoana Pejçeva, Krasimira Ivanova, Gabriella Peeva..
Ansambli ynë kombëtar i vajzave kryesoi renditjen e shumëgarëshit pas kombinimin e tyre me pesë litarë në turneun ndërkombëtar të gjimnastikës ritmike Sofia Cup, i cili filloi mëngjesin e sotëm në sallën “Sofja”. Andrea Ivanova, Eva Emillova,..
Legjenda e kanotazhit bullgar Rumjana Nejkova, pjesëmarrëse në 5 olimpiada , feston 50 vjetorin e saj. Nejkova ka filluar të merret me kanotazh në vitin 1985. Në vitin 1989 u bë nënkampione e botës për vajza dhe një vit më vonë triumfoi me..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov mundi finlandezin Emil Ruusuvuori me 7:6, 6:3, 6:4 në raundin e dytë të kampionatit të hapur francez dhe..