Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radio Bullgaria dhe peripecitë e kohës

Foto: BGNES

Gjatë periudhave të ndryshme historike të zhvillimit të vendit tonë programet për jashtë shtetit të Radios Kombëtare Bullgare /BNR/, të njohura si "Radio Bullgaria, kaluan një sërë sprovash.

Çdo gjë filloi më 16 shkurt 1936 - vetëm 13 muaj pasi transmetimet në vendin tonë u bënë pronë e shtetit, dhe radioja bullgare, atëherë - Radio Sofja, filloi zyrtarisht veprimtarinë e vet. Ishte dita e diel dhe me ndihmën e valëve të shkurtra i gjithë programi i mëngjesit u transmetua për herë të parë në Evropë, Afrikën e Veriut dhe Amerikën e Veriut. Programet e gjuhëve të huaja u prezantuan së pari në esperanto, dhe pas 1 majit 1937 - sistematikisht, pesë herë në javë, në frëngjisht, gjermanisht, anglisht dhe italisht.

Duke kërkuar pamjen e saj më adekuate për kohën, Radio Bullgaria edhe sot po vazhdon të ndjekë misionin e saj - të sigurojë çdo ditë informacion të besueshëm dhe të saktë nga dhe për Bullgarinë në dhjetë gjuhë, duke ndihmuar në formësimin e imazhit të vendit tonë në botë dhe duke mbështetur komunitetet bullgare jashtë vendit dhe bashkatdhetarët tanë të cilët e kanë bullgarishten gjuhë amtare.

Po të doni të mësoni se si programi ynë shumëgjuhësh kalon nga transmetimet në valë të shkurtra në hapësirën digjitale, lexoni artikullin "Radio Bullgaria mbush 84 vjeç", nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Më shumë nga rubrika

Vencesllav Nikollov

Vencesllav Nikollov: Radio Bullgaria është periudha më e mirë në jetën time

Përvjetori i 85 i Radio Bullgarisë është një arsye që t’ju takojmë me veteranët e redaksive të gjuhëve të huaja, të cilët e hapën rrugën e programeve për të huaj të Radios Kombëtare Bullgare. Padyshim shumë prej tyre duhej të përballeshin me sfidat..

botuar më 21-03-27 10.15.PD

Sonja Kasavetova: “Njerëzit në Radio Bullgarinë kanë frymë të pavarur dhe të lirë”

Sivjet Radio Bullgaria shënon përvjetorin e 85 të themelimit të saj. Pra 85 vjet nga ajo e diel, kur radioja përmes transmetuesit me valë të shkurtra, e njohur si Radiostacioni “Elsa”, filloi transmetimin në të gjithë Evropën, Afrikën e Veriut dhe..

botuar më 21-03-23 7.15.PD

Ivan Avuski: “Radio Bullgaria është shkolla më e mirë për përkthim”

Si copëza të veçanta të vogla të një pazelli   - me formën e vet, me veçoritë e veta dhe me vendin e vet të papërsëritshëm, përkthyes dhe gazetarë e rendisin historinë e larmishme të Transmetimeve për Jashtë Shtetit të Radios Kombëtare..

botuar më 21-03-20 12.25.MD