Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vasill Levski është mision dhe frymëzim

Një piktor i talentuar por anonim rikrijon portretin e Apostullit me mjete jo standarde

4
Foto: arkiv personal

Revolucionari i madh bullgar Vasill Levski që prej kohe u kthye në një figurë bashkuese për popullin. Përveç luftës për republikë të pastër dhe të shenjtë, Apostulli i Lirisë na laamanet të vërtetat e tij thjeshtë jetike, se nuk ka nevojë për fjalë, por për vepra, guxim dhe këmbëngulje, se duhet të jemi të bashkuar dhe të veprojmë gjithnjë si njerëz të pjekur.

Ajo që tha Levski është e vlefshme edhe më sot prandaj më shpesh duhet të shohim imazhin e tij përreth nesh. Në këtë është i bindur një piktor i ri i cili rikrijon portretin e Apostullit në ngjyra të ndritshme dhe provokuese. Shumë njerëz e pëlqejnë idenë e tij sepse ai shfrytëzon një koncept jo standard dhe imagjinatë të madhe për të na sjellë më pranë imazhin madhështor të heroit. Autori i portretit të azhurnuar të Levskit mbetet plotësisht anonim. Ai nuk dëshiron që fytyra e tij të shihet dhe emri i tij të njihet, sepse beson se njeriu lë gjurmë vetëm nëse ka një qëllim dhe një mision jetësor:

Sipas mendimit tim Levski është e ardhmja e vetme e mundshme për ne, amanetet e tij janë mënyra e vetme për të arritur lumturinë, lirinë dhe unitetin – tha para Radio Bullgarisë artisti vizual i cili nënshkruan veprat e tij si Njeriu Pa Emër /NoName/. Sot ne lexojmë libra modernë se si të jemi produktivë, të motivuar dhe si të gjejmë lumturinë. Unë mendoj se ne duhet t’i pranojmë besëlidhjet e Levskit si parime udhëzuese në jetën tonë. Nëse mbështetemi tek ata, atëherë do të marrim gjithçka që na nevojitet.


Amaneti që unë zbatoj më shumë gjatë ditës sime të përditshme është: “Nevojiten vepra, jo fjalë”. Kur shoh se diçka nuk më pëlqen, nuk harxhoj kohë duke folur, por ndërmarr masa. Nuk e di nëse do të ndryshoj diçka por po veproj. Në shumicën e rasteve problemet nuk mund të zgjidhen nga një njeri, por në rrugën e vet ai has gjithnjë e më shumë njerëz me qëllime të ngjashme. Kështu arrihet uniteti nuk është e domosdoshme të shikosh qëllimin përfundimtar për të nisur diçka, por dhe nuk ke shans ta shohësh në se nuk do ta fillosh.”

Një herë piktori pa një portret bardhezi të Apostullit vendosur pranë një kontejneri për mbeturina. Kjo e hidhëroi dhe zemëroi njëkohësisht. Ai nuk mund t’i shpjegojë pse aq shpejtë hoqëm nga jeta jonë heronjtë. A nuk kanë vend portretet e Levskit dhe Botevit në shtëpitë dhe zyrat tona moderne? – pyet ai. Dhe ai nuk pret përgjigje nga institucionet shtetërore prandaj nisi një fushatë të vet në rrjetet sociale. E quan “E ardhmja për të kaluarën”. Nëpërmjet saj ai bënë ashtu që portreti i Apostullit të jetë i pranishëm në shtëpitë e qindra bullgarëve.

“Vendosa të krijoj portrete të reja moderne të Levskit. Ata do të jenë të tillë që të provokojnë dhe të zgjojnë kureshtjen e të gjitha brezave. Qëllimi im është të krijoj tablo, të cilat njerëzit të dëshirojnë të varen në shtëpitë e tyre moderne. Kështu heronjtë do të jenë aty pranë dhe fëmijët do t’i shohin ata. Ngandonjëherë përdor edhe materiale jo standarde të cilat madje nuk përdoren në art. E “pikturova” imazhin e Levskit mbi një mur me makinë çekani duke hedhur atë nga suva. Kohët e fundit bëra një portret të madh të heroit plotësisht nga tastet e tastierave. Qëllimi i mesazheve të mia video dhe i portreteve që krijoj është t’u them njerëzve të kthehen te heronjtë tanë dhe te ta të kërkojnë përgjigjen se si të jetojmë më mirë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD

"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"

Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..

botuar më 24-09-27 11.47.PD