Pjesëmarrja e Ambasadës Shqiptare në Sofje në nismën “Ambasador për një ditë”

Për vitin e tretë me radhë Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari ishte pjesë e nismës “Ambasador për një ditë”. Në kuadrin e iniciativës Ambasada Shqiptare në Sofje organizoi dy aktivitete kushtuar fuqizimit të femrave me temë “Femrat në diplomaci” dhe “Femrat në pozicione të larta drejtuese”. Aktivitetet u organizuan në bashkëpunim me United Nations Association Albania (UNA Albania), UN Delegates Albania, United Nation Association Bulgaria (UNA Bulgaria), UN Delegates Bulgaria dhe Ladies` Forum.

Diskutimi i hapur virtual “Gratë në diplomaci” mblodhi të rinj nga UNA Albania, UNA Bulgaria dhe UN Delegates për të diskutuar me fituesen e këtij viti, 18 vjeçaren Martina Dimitrova, rreth rolit të grave në diplomaci.

Të rinjtë shqiptarë dhe bullgarë shkëmbyen mendime dhe evidentuan nevojën për bashkëpunim në kuadër të barazisë gjinore dhe kuptimit të vërtetë të punës dhe rolit të femrave në diplomaci. Gjithashtu, ata identifikuan problematikat kryesore, të cilat po rishfaqen në këtë situatë të vështirë pandemike, por theksuan edhe aktivizmin pozitiv të të rinjve, që kërkojnë të ndryshojnë dhe përmirësojnë situatën e femrave në shoqëri dhe në ҫdo fushë tjetër.

Ambasadorja për një ditë, Martina Dimitrova, bëri thirrje për të ndjekur ëndrrat dhe për të qenë të vendosur në arritjen e asaj, që të rinjtë dëshirojnë më shumë.

Aktiviteti “Gratë në pozicione të larta drejtuese” kishte në fokus femrat në pozicione të larta drejtuese, sfidat me të cilat përballen dhe mënyrat për të mbështetur vajzat e reja dhe femrat drejt arritjes së suksesit. Pjesë e këtij aktiviteti kanë qenë përfaqësueset e Ladies`Forum, Ambasadorja e Gjerogjisë Tamara Liluashvili dhe dy fitueset e këtij vitit, Martina Dimitrova për Shqipërinë dhe Ivana Ivanova për Gjeorgjinë.

Në këtë diskutim u vu në pah fakti se në Bullgari, femrat janë në pozicione të larta drejtuese dhe se vërehet një trend pozitiv edhe në botë duke marrë si shembull Zelandën e Re dhe Finlandën, të cilat drejtohen nga femra. Gjithashtu, u nënvizua fakti se edhe numri i ambasadoreve femra në Bullgari është rritur dhe se në rajon vërehet një përmirësim i situatës së fuqizimit të femrave, gjë që është tregues i politikave kombëtare.


Informacioni është i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bullgari.

Foto: Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari


Më shumë nga rubrika

Optimizojnë procedurat për shtetësinë bullgare

Ministria e Drejtësisë shpalli për diskutim publik ndryshimet në urdhëresën për zbatimin e Ligjit për Shtetësinë Bullgare . Aplikantët tashmë do të mund të paraqesin dokumentet në vend dhe jo si më parë - vetëm përmes sistemit të automatizuar të..

botuar më 21-06-11 5.06.MD

"Gratë për bletët" – një projekt ekologjik ndërkombëtar përfshin dhe Bullgarinë

Bullgaria është një nga 5 shtetet në botë, të cilat do të marrin pjesë në një projekt të UNESKO-s për  trajnimin e zonjave të angazhuara në bletari. Programi “Gratë për bletët” nis më 21 qershor në Francë, në territorin e NJË rezervati biologjik në..

botuar më 21-06-11 7.15.PD

Votimi i bullgarëve jashtë shtetit – një problem me disa të panjohura

Në javët e fundit vendi diskutoi sigurimin e votimit me makina në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 korrikut. Çmimi i ofruar nga furnizuesi i pajisjeve e detyroi kabinetin të ndërpresë prokurimin publik për furnizimin e 1500 pajisjeve..

botuar më 21-06-10 12.58.MD