Në votimin e ardhshëm parlamentar gati 200 mijë bullgarë pritet të qëndrojnë përpara kutive të votimit jashtë vendit. Por, një pjesë e madhe prej tyre nuk do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar për shkak të një kufizimi legjislativ.
Rregulli i vendosur në vitin 2016 për të hapur 35 vendvotime në secilin vend jashtë Bashkimit Evropian do të shkelë të drejtat e bullgarëve për më tepër në Britaninë e Madhe, në Turqi dhe në Shtetet e Bashkuara. Të privuar nga e drejta e tyre e votës do të mbeten mijëra bashkatdhetarë, për më tepër, që një votim rekord jashtë vendit pritet në zgjedhje. Shumica e bullgarëve të cilët jetojnë jashtë shtetit tashmë nënshkruan një peticion duke propozuar që të hiqet kufiri për numrin e seksioneve, por me gjithë sovajkat nëpër të gjitha forcat parlamentare asnjë deputet nuk propozoi korrigjim në Kodin Zgjedhor, përkundër të drejtës së vet për një iniciativë legjislative.
“Pengesa ndjek një qëllim ideologjik dhe ka për qëllim të kufizojë të drejtën e votës të bashkatdhetarëve tanë në Turqi – thotë Dimitër Ivanov, koordinator global i rrjetit të vullnetarëve bullgar në zgjedhjet nëpër botë. Ndryshimi u prezantua nën presionin e madh të Frontit Patriotik me idenë se, kështu pothuajse mbrohet shteti. Por, në fakt nuk mundet që një shtet të mbrohet nga vet qytetarët e tij, kjo është qesharake.”
Vetëm në Britaninë e Madhe , ku janë dhënë aplikime për 75 vendvotime, më shumë se gjysma e atyre që dëshirojnë të votojnë do të dëmtohen, sepse nuk do të kenë mundësinë fizike të shkojnë deri tek seksionet, për shkak të largësisë së tyre.
Një pengesë tjetër përpara zëdhënësve jashtë kufirit do të jenë kufizimet e vëna nga shtetet e veçanta në lidhje me epideminë e koronavirusit, si dhe festimi i Pashkës në një sërë vendesh.
“Shumë shtete pyetën se përse Bullgaria zhvillon zgjedhje ballë për ballë, dhe nuk votohet me postë ose në distancë - thotë akoma Dimitër Ivanov. U bëmë për të qeshur me dëshirën tonë të aplikojmë këtë mënyrë të votimit në kushtet e pandemisë. Mos dëshira e faktorëve politik të ndryshojnë çfarëdo qoftë gjëje, që të mund të integrojnë 1,5 milionë qytetarë bullgarë - qoftë në legjislacionin zgjedhor ose në ndonjë mënyrë tjetër, është shprehje e një mosbesimi të madh dhe të një pamundësie të klasës politike të komunikojë me këta qytetarë. Sepse ne nuk sillemi si qytetarët në Bullgari dhe kemi pretendime më të larta, sepse shikojmë sesi funksionojnë shtetet më të mira nëpër botë.”
Në një video të incizuar përpara Përfaqësisë së Përhershme të Bullgarisë në Bashkimin Evropian në Bruksel, bullgarët jashtë kufirit deklarojnë se zgjedhjet e ardhshme do të jenë historike, siç do të jetë historik dhe aktiviteti. Shumë bashkatdhetar të rinj, të cilët jetojnë jashtë vendit, gjatë verës, në kohën e protestave antiqeveritare, për herë të parë u politizuan dhe vunë kërkesat e tyre. “Por meqenëse nuk qenë të dëgjuar, kjo çoi deri në një zemërim të vërtetë dhe një dëshirë për revansh nga ana e shoqërisë civile kundër klasës politike“, deklaron Dimitër Ivanov. Sipas fjalëve të tij bullgarët jashtë kufirit nuk kanë as edhe një deputet, i cili të ndihet i zgjedhur nga komunitetet nëpër botë dhe përgjegjës përpara tyre, meqenëse sipas ligjit nuk ka një zonë elektorale “Jashtë vendit”. Pavarësisht nga kjo, bashkatdhetarët tanë jashtë kufirit janë jashtëzakonisht aktiv në paraqitjen e kërkesës për votim më 4 prill. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor, ndaj momentit ato i tejkalojnë 77 100 me fjalë të tjera pothuajse dyfishtë kundrejt zgjedhjeve të mëparshme, kur kanë qenë pak mbi 45 mijë. Afati për dhënien e kërkesave elektronike për të votuar jashtë shtetit përfundon në orën 24.00 më 9 mars. Deri tani më tepër kërkesa për pjesëmarrje në zgjedhjet janë dërguar nga Turqia /18 270/, Britania e Madhe/14 300/ dhe Gjermania /11 496/. Pritet që më 13 mars të bëhet e qartë se në cilat vende të populluara jashtë Bullgarisë do të ketë vendvotime.
“Pazelli politik do të riorganizohet me kalimin e kohës dhe ne do të donim të mund ta përshpejtojmë këtë proces - thotë Dimitër Ivanov. Kemi nevojë për një zhvillim të përshpejtuar, prej rezultateve të vërteta, dhe jo përmes atyre të arritura përmes fondeve të thithura nga programet evropiane. Presim të shikojmë në programet e partive masa konkrete për mobilizimin e potencialit njerëzor, një pjesë e rëndësishme nga i cili jemi dhe ne bullgarët jashtë shtetit, është më se kategorik Dimitër Ivanov.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv dhe arkiv personal
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..