Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri po propozon një qeveri eksperte

Foto: gov.bg

Kryeministri Bojko Borisov bëri thirrje për konsolidim dhe stabilitet në komentin e tij të parë mbi votimin parlamentar. Në një deklaratë në Facebook, Borisov kërkoi krijimin e një qeverie eksperte për të menaxhuar daljen e vendit nga pandemia deri në fund të vitit.

Udhëheqësi i forcës së dytë politike “Ka një popull të tillë” Sllavi Trifonov shkroi në mediat sociale se ai vet u izolua sepse ka simptoma të Covid-19. Nga partia e tij njoftuan se nuk do të formojnë koalicione me GERB dhe BSP.

“BSP për Bullgarinë”, e cila është e treta në votim, tha se nuk do të komentojnë rezultatet paraprake të zgjedhjeve derisa nuk do të bëjnë një regjistrim të vet paralel.

Mustafa Karadajë, udhëheqës i forcës së katërt politike në parlamentin e ri DPS, komentoi se “zgjedhësit bullgarë votuan për ndryshimin. Ne nga DPS gjithashtu jemi për ndryshime. Për më shumë se katër vjet ne kemi folur për nevojën e normalitetit në politikë dhe rivendosjen e demokracisë. Gjithçka është një variant”.

“Nëse të gjithë përmbushin zotimet e tyre në fushatën parazgjedhore, GERB nuk do të jetë në gjendje të formojë një kabinet”, tha para BNR Hristo Ivanov, bashkëkryetar i “Bullgarisë Demokratike”.