Deputetja më e moshuar Mika Zajkova hapi punën e Legjislaturës së 45 të Kuvendit Popullor. “Populli na dërgoi në këtë sallë për ndryshimin, e cila të na nxjerrë nga të gjitha vendet e fundit në BE”, tha Zajkova. Deputetët u betuan, ndërsa pesë prej tyre, të cilët janë në karantinë, bënë benë online.
Në një letër dërguar Parlamentit qeveria e Bojko Borisovit ka parashtruar dorëheqjen e saj, njoftoi kryetarja e mbledhjes Mika Zajkova.
Deputetët e Legjislaturës së 45-të Kuvendit Popullor trashëgojnë një institucion në një krizë të thellë, tha në fjalimin e tij Presidenti Rumen Radev. "Kuvendi i fundit Popullor abdikoi nga kontrolli parlamentar. U krijua praktika e mbrapshtë e parashtrimit të projektligjeve nga deputetët, në mënyrë që të mos merret përgjegjësia politike nga pushteti, "shtoi Radev."Ka ardhur koha të pranojmë se vetoja presidenciale nuk është një akt lufte me parlamentin, por një instrument për përmirësimin e ligjeve. "Ju e keni misionin për ta rimëkëmbur parlamentarizmin. Instrumenti i parë do të jetë ringjallja e kontrollit të vërtetë parlamentar mbi pushtetin ekzekutiv," vuri në dukje Kreu i Shtetit. Radev tha se konsultimet për formimin e një qeverie të re do të fillojnë me 19 prill.
Liderja e grupit më të madh parlamentar të koalicionit GERB-SDS Desisllava Atanasova deklaroi se në qoftë se propozimi i tyre për kabinet të ri nuk përkrahet përgjegjësia për stabilitetin dhe zhvillimin duhet të merret nga partia e dytë e Sllavi Trifonovit “Ka një popull të tillë” dhe nga formacionet e tjera, “të cilat vetë u shpallën mbajtës të ndryshimit”. "Jemi të gatshëm t'u drejtohemi kundërshtarëve tanë politikë. Pavarësia e një kabineti zyrtar do të paguhet nga të gjithë qytetarët bullgarë ", shtoi Atanasova.
Ne kemi një parlament të ndryshëm nga të gjitha të mëparshmet, të ndryshëm, sepse kishte një vonim prej 6 muajsh, sepse pushtetarët e mëparshëm iu bashkuan pushtetit dhe refuzuan zgjedhjet e parakohshme, tha Toshko Jordanov nga partia "Ka një popull të tillë". Ky parlament nuk ka gjasa të shërbejë një mandat katër-vjeçar. Detyra kryesore e këtij parlamenti është të ndryshojë Kodin Zgjedhor. Bullgarët nga jashtë duhet të votojnë me postë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të shpërbëhet dhe të zgjidhet një Komision i ri, duhet të ketë monitorim me video të numërimit të fletëvotimeve, vuri në dukje Jordanov.
Ne nuk do të mbështesim qeverinë e GERB, nuk do të formojmë një koalicion të madh, tha udhëheqësja e Partisë Socialiste Bullgare /BSP/ Kornelija Ninova. Ne do të mbështesim një qeveri të "Ka një popull të tillë". Jemi në prag të një krize financiare dhe politike. Më shumë se kurrë nga ne kërkohet për të menduar jo për mandatet, por të jemi të arsyeshëm. Për ne, anëtarësimi në BE është një prioritet kryesor. Ai na siguron mundësi - planin për rimëkëmbjen dhe qëndrueshmërinë, zhvillimin e ekonomisë së teknologjisë së lartë dhe uljen e pabarazive, si midis qytetarëve, ashtu edhe midis rajoneve, shtoi Ninova.
Lideri i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ Mustafa Karadajë vuri në dukje se tri partitë e reja në Parlament kanë 92 mandate, gjë që nuk i lejon për të formuar shumicë parlamentare. Sipas Karadajë, vendi është më afër zhvillimit të zgjedhjeve të reja, duke theksuar se partia e tij është e gatshme për to. Por DPS do të mbështeste një qeveri të tre partive të reja në Parlament me kushtin se ofrohen politika të qarta për përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të vendit.
Ne synojmë të ndërpresim mandatin e Kryeprokurorit Ivan Geshev përpara afatit dhe pastaj të reformojmë Këshillin e Lartë Gjyqësor, tha bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike” Hristo Ivanov. Ai vuri në dukje se Kuvendi Popullor do të jetë në gjendje të realizojë vetëm një pjesë të ndryshimit dhe kjo është të heqë nga pushteti Bojko Borisov, GERB dhe partnerët e tyre të përjetshëm në konsumin e pushtetit - DPS, tha Ivanov.
Kryetarja e grupit parlamentar “Ngrihu! Kriminelët jashtë! Maja Manollova shënoi si qëllime të tyre formimin e një qeverie të re, zgjedhjen e kryeprokurorit të ri dhe “revizion të plotë të qeverisjes së korruptuar”, duke u krijuar një komision i revizionit. Manollova shtoi se do të aplikojnë vetëm votim me makina për bullgarët jashtë shtetit, do të pastrojnë listat elektorale nëpërmjet regjistrimit aktiv dhe do të ndryshojnë përbërjet e komisioneve zgjedhore. Do të ngulim këmbë për ndërrimin e Këshillit të Mediave Elektronike dhe të udhëheqjes së Televizionit Kombëtar Bullgar, theksoi gjithashtu ajo.
Deputetët e rinj të Legjislaturës së 45 të Kuvendit Popullor u pritën para godinës së Parlamentit nga qytetarë bullgarë që protestonin duke kërkuar zgjedhje të reja dhe qeveri teknike. Të pakënaqurit ngulën këmbë për hetim të plotë të qeverive të GERB-t, transmetuan reporterët e BNR-së.
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..
Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën..