Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kuadrot në turizëm – një nga problemet në këtë degë

Mungesa e besimit dhe paaftësia për të mbajtur stafin cilësor – pjesë e problemeve në sektor

Foto: Gjimnazi Profesional i Turizmit

Pandemia Covid-19 e shndërroi turizmin në një nga viktimat e saj më të mëdha, duke u përballur me një sërë problemesh të punësuarit në sektor. Ato lidhen si me pasigurinë nëse hotelierët do të kenë sezon të plotë veror dhe dimëror, ashtu dhe me pamundësinë të garantojnë punësim të qëndrueshëm të stafit të tyre.

“Hoteli në të cilin punoj, është gati për të pritur turistë, por mbase jam nga të pakët me fat që kam një ekip cilësor dhe kam rezervime për fillimin e sezonit” – tha gjatë një konference kushtuar problemeve në turizëm, menaxheri i kompleksit të hoteleve në Kranevo, Vlladisllav Velikov. Gjatë praktikës së tij ai arriti të zbulojë mënyrat e suksesshme për të gjetur personelin e kualifikuar. Ai gjithashtu e di se cilët faktorë kanë ndikim negativ në zgjedhjen e resurseve njerëzore:

Problemet me kuadrot janë të shumta, njëra prej të cilave është mungesa e besimit. Dega e humbi atë në fillim të pandemisë, por nuk ishte faji i saj. Shumë njerëz me cilësi u riorientuan te industri të tjera, si për pagat ashtu edhe për punësimin gjatë gjithë vitit. Vështirësi të tjera që hasim kanë të bëjnë me mungesën e qëllimeve te nëpunësit si dhe të udhëzimeve nga ana jonë. Njerëzve u duhet të tregohet në mënyrën e duhur dhe të shpjegohet pse ia vlen të punosh në industrinë më interesante në vend.”

Veçanërisht e rëndësishme për ngritjen e prestigjit të profesionit, si dhe për tërheqjen e kuadrove të reja, është forcimi i lidhjes midis universiteteve dhe biznesit – është i bindur Velikov. Sipas tij, përgatitja e mirë në fazën e arsimit të mesëm dhe të lartë, kategorikisht nuk është e mjaftueshme për të filluar punën në terren. Është e domosdoshme që mundësisht të caktohet sa më shumë kohë për praktikë me frekuentime në hotele, restorante, takime me menaxherë dhe pronarë.

Sidoqoftë, lidhja midis shkollave dhe biznesit nuk duket të jetë mjaftë e qëndrueshme. Për këtë dëshmojnë fjalët e pedagoges në Gjimnazin Profesional të Turizmit “Porf. D-r Asen Zllatarov” në Varna – Vanja Emillova.

“Shpesh hasim refuzim nga ana e punëdhënësve të pranojnë nxënës gjatë vitit shkollor për praktikë në mjedisin real të punës. Kjo në kusht se punëdhënësit nuk e kanë angazhimin për t’u paguar nxënësve asgjë.”

Praktikat të zhvillohen gjatë sezonit aktiv veror – rekomandon Emillova. Përndryshe nxënësit nuk do të ketë sesi të mësojnë në mënyrë efektive për të bërë barmanë, kamerierë,kuzhinierë, shërbyes etj.

“Që prej 5 vitesh e këtej nuk mbaj mend të kishim propozim nga ana e biznesit. Pak janë edhe kuzhinierët të cilët na zgjasin dorë, por me gjithë këtë ka të tillë. Do të ishte mirë të realizohet një shkëmbim midis kuzhinierëve dhe mësuesve në mënyrë që të jemi më të mirë në punën me nxënësit.”

Gjithsesi, shkolla e mesme nuk ndalet së kërkuari mundësi për të prezantuar nxënës para punëdhënësve në degë. Një prej tyre janë konkurset vjetore, të cilat dallojnë më të mirët në specialitete të ndryshme. Vendet e para u sigurojnë pjesëmarrësve të rinj mundësi  të vërehen dhe të punësohen për të praktikuar ose për të punuar në sferën e hoteleve dhe restoranteve.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Gjimnazi Profesional të Turizmit “Porf. D-r Asen Zllatarov”, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Dr. Georgi Gerxhikov, Traventuria

Bullgaria është ndër destinacionet TOP për vëzhgimin e shpendëve në Evropë

Për sa i përket diversitetit të shpendëve, vendi ynë renditet në vendet e para në Evropë dhe është në TOP 5 të destinacioneve për të ashtuquajturin “vëzhgimi i shpendëve” apo “turizmi ornitologjik” në Kontinentin e Vjetër, mësojmë nga biseda jonë me..

botuar më 24-12-19 7.20.PD

Nga një përrallë dimërore deri në brigjet ekzotike – pik i udhëtimeve për festat e fundvitit

Festat po afrojnë dhe ofertat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po kërkohen gjithnjë e më shumë. Rezervimet filluan që nga shtatori dhe tani është pothuajse e pamundur për të gjetur vende të lira në destinacionet tona më të njohura , njoftojnë..

botuar më 24-12-17 7.20.PD

Forbes: Plovdiv është ndër destinacionet më të mira për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Në renditjen e Forbes, qyteti ynë i dytë më i madh, Plovdiv, është në TOP-3 të destinacioneve të rekomanduara për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ekspertë të organizatës turistike European Best Destinations e vendosin Plovdivin në..

botuar më 24-12-16 3.38.MD