“Fushata evropiane për vaksinimin kundra Covid-19 po grumbullon shpejtësi. Evropa është një lider botëror në teknologjinë revolucionare të vaksinave ARN dhe Bashkimi Evropian furnizon vaksina për të gjithë botën në mes të një krize të paparë shëndetësore. Që nga muaji dhjetor vjet Bashkimi Evropian ka eksportuar më shumë se 155 milionë doza vaksinash në mbi 87 vende”, deklaroi kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pas një vizite në një fabrikë për ARN vaksina në Puurstë Belgjikës.
Bashkimi Evropian është në vendin e tretë për nga numri i vaksinave të vëna në botë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Ursula von der Leyen shprehu bindjen se fushata e vaksinimit e Bashkimit Evropian është në rrugën e duhur për të arritur qëllimin e saj.
“Po, patëm vështirësi në vet fillimin të lidhura me vonesa dhe vështirësi në prodhim, por mundëm t’i evitojmë në sajë të portfolios sonë të gjerë të vaksinave dhe me ndihmën e furnizuesve të fortë dhe të besueshëm si Pfizer / BioNTech. Jam e bindur se me përshpejtimin e furnizimeve të vaksinave do të kemi doza të mjaftueshme për vaksinimin e 70% nga popullsia e rritur në Bashkimin Evropian deri në fund të korrikut.”
Sipas fjalëve të kryetares së Komisionit Evropian ARN vaksinat do të kenë një rol kyç në planin evropian për një mbrojtje biologjike kundra mutacioneve të Covid-19, të quajtur “Hera inkubator”. “Përpunimi i një vaksine për një kohë kaq të shkurtër dukej e pamundur vetëm deri përpara një viti. Asnjëherë më përpara nuk kemi parë një bashkëpunim të ngjashëm në këtë industri”, vuri në dukje Ursula von der Leyen.
Komisioni po punon mbi një marrëveshje të re me Pfizer / BioNTech, që parashikon furnizimin e 1.8 miliardë dozave në periudhën 2021-2023.
“Kontrata do të sigurojë dozat e nevojshme përforcuese, të cilat të forcojnë imunitetin e qytetarëve evropian kundra këtij virusi. Përveç kësaj, ai parashikon prodhimin e vaksinave, të përshtatura të kundërveprojnë mbi shtamet e reja të koronavirusit. Duhet të jemi në gjendje të vaksinojmë fëmijët dhe adoleshentët, nëse është e parrezikshme dhe nëse nevojitet”, tha Ursula von der Leyen
Agjencia Evropiane e Barnave tanimë miratoi shtimin e kapacitetit prodhues të uzinës për vaksina në Belgjikë me 20%, gjë e cila do ta kthejë në një nga më të mëdhenjtë për prodhim dhe paketim të vaksinave në Evropë.
Përpara ca kohe autoritetet bullgare deklaruan se deri më disa muaj vendi ynë do të ketë një uzinë të gatshme për prodhimin e vaksinave për mjekësinë humane, përfshi kundra Covid-19, kurse Bullgaria tanimë e ka informuar Komisionin Evropian se kapaciteti i uzinës së re në qytetin Razgrad do të lejojë prodhimin e milionë dozave në vit, që të mund të përmbushet kërkesa e lartë. U bë e qartë po kështu se uzina është një pjesë nga kërkesa e Bullgarisë të aderohet ndaj iniciativës së Komisionit Evropian për përpjekje të përbashkëta të vendeve anëtare për t’iu kundërvënë pandemisë Covid-19. Bisedimet nga pala bullgare zhvillohen nga drejtori i Agjencisë Ekzekutive për Barnat Bogdan Kirillov dhe përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv dhe Reuters
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..