“E dua Bullgarinë, më mungon natyra jonë e bukur, më mungon edhe mentaliteti bullgar” – rrëfen Ljubomir Gospodinov, jeta profesionale e të cilit është e lidhur me Vjenë tashmë tri dekada me radhë. Klarinetist, saksofonist, kompozitor, lider i formacionit muzikor ai është pritur mirë nga kritika profesionale në Evropë dhe në ShBA-n. E krahasojnë mënyrën e tij të nxjerrjes së toneve me atë të saksofonistit të madh Wayne Shorter, janë të impresionuar nga “ritmet e çuditshme të pabarabarta” dhe nga “improvizimet e tij të zjarrta”. Megjithëse ai kurrë nuk i ka ndërprerë lidhjet me atdheun, muzikanti është i njohur për një numër të vogël kolegësh në Bullgari. Kur niset për në Austri, ai ishte i bindur se është “vetëm për një kohë të shkurtër”. Në atë kohë ai ishte student në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigerov”, kishte një djalë, ndërsa Bullgaria u godit nga një krizë të rëndë ekonomike. Por ai nuk i ndërpreu studimet, udhëtonte vazhdimisht në Sofje dhe u diplomua me sukses nga Akademia, në klasën e Prof. Sava Dimitrov. Ai vazhdoi në Vjenë, ku studioi në Universität für Musik und darstellende Kunst Wien te Prof. Peter Schmidl - një interpretues dhe pedagog i famshëm. Dhe pastaj realizoi një nga ëndrrat e tij të mëdha:
“Luaj saksofon që prej kohe dhe më tërheq shumë xhazi – thotë Ljubomir Gospodinov. – Pasi mora një arsim të mrekullueshëm klasik vendosa të mësoj më mirë xhazin dhe saksofonin. U regjistrova për të studiuar pedagogjiken xhaz në po këtë universitet te Prof. Martin Fuss. Më pëlqen të luaj, kompozoj shumë muzikë, marrë pjesë në projekte të ndryshme. Në vitin 2013 një kompozimi im në ekzekutim të Trios “Klock” fitoi vendin e katërt në New York Jazz Competition.
Mbaj lidhje me shumë miq muzikantë nga Bullgaria. Ndër ta është klarinetisti i mirë Rosen Ideallov, kolegë nga Big Benda e Radios Kombëtare Bullgare (BNR), Teodosij Spasov, me të cilin kemi një projekt të përbashkët – Trio Gatanka (Trio Gjëegjëza), edhe incizuam një disk në BNR. Mendoj se në bullgari niveli i instrumentistëve është me të vërtetë shumë i lartë.”
Deri disa muaj më parë, Lubomir ishte gjithashtu aktiv në mësimdhënie në disa shkolla prestigjioze të muzikës në Vjenë, por atij nuk i pëlqente aspak mësimi online dhe për këtë arsye u tërhoq përkohësisht nga studimet me nxënësit dhe studentët. Sidoqoftë ai vazhdon të mbajë kontakte me të diplomuarve të tij të cilët janë nga mbarë Evropa, nga Kina dhe nga vende të tjera të botës. Vazhdon të kompozojë muzikë për projektet në të cilat merr pjesë:
“Punoj me muzikantë të ndryshëm, kam edhe projekte xhaz. Në ShBA-n luaj me Eroll Rakipov – një vibrafonist i mrekullueshëm dhe kompozitor shumë interesant. Me orkestrën e tij Errol Rackipov Band incizuam dy disqe – në njërin u përfshi kitaristi Hristo Viçev, ndërsa në tjetrin – kontrabasisti Petër Sllavov, i cili gjithashtu jeton në ShBA-n. Shkoj relativisht shpesh atje dhe bëjmë shumë koncerte. Më pëlqen shumë muzika e Errolit, ne luajmë me grupin e tij në skenat e festivalit, klubet e xhazit, patëm një koncert me një orkestër simfonike në një sallë të madhe... Unë investoj shumë në projektin “Nëntë”, quhet kështu sepse ne luajmë ritme të pabarabarta, dhe numri 9 është i veçantë për mua. Para koncerteve unë u shpjegoj dëgjuesve se cilat janë këto madhësi, që ato janë përhapur kryesisht në Ballkan, dhe larmia më e madhe e matjeve të pabarabarta është në Bullgari.”
Përveç në Evropë dhe në ShBA, Ljubomir Gospodinov kishte koncerte edhe në Amerikën Jugore dhe në Azi. Atij i vjen keq se kishte më pak koncerte në atdheun e tij.
“Unë e dua shumë Bullgarinë - thotë ai. - Sa më gjatë të jem jashtë saj, aq më shumë dua të kthehem. Unë rrita këtu, “Perëndimi” është një botë krejt tjetër. Prandaj “vrapoj” për në Bullgari çdo minutë kur jam i lirë. Po kërkoja mundësi për të realizuar veprimtari të ndryshme, por deri më tani askush nuk është përgjigjur në postat elektronike dhe telefonatat e mia. Vjet me “Kinti”, një trioja austriake, realizuam një turne të cilën e financuam vetë, por me të vërtetë dëshironim ta bënim atë dhe doli mirë. Kjo ishte hera e parë që luaja në bullgari për të mos përmendur disa paraqitjet në klubet e Sofjes.”
Sigurisht, Lubomir Gospodinov nuk refuzoi të takohej me një gamë më të gjerë të dashamirëve bullgarë të muzikës. Ai nuk ka hequr dorë edhe nga udhëtimet në vende të tjera.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personalMe këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të..
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock..
"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur..