Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

4.1 janë të infektuar rishtas me koronavirus nga 16 505 teste

Foto: arkiv

677 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. 4.1 për qind e 16 505 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Përsëri, Sofja ka numrin më të lartë të të infektuarve - 113, e ndjekur nga Stara Zagora me 73, Plovdiv me 49 dhe Blagoevgrad me 43.

Numri i pacientëve të regjistruar aktivë u ul në 32 844. Në spital trajtohen 4592 pacientë me koronavirus, me një rënie prej 406 shtretërish në baza ditore. 490 persona janë në kujdes intensiv.

Për 24 orët e fundit vdiqën 84 njerëz me koronavirus. 2207 njerëz u shëruan.

Dozat e vaksinave të administruara gjatë 24 orëve të fundit janë 18 236. Një total prej 1 134 977 dozash u administruan që nga fillimi i fushatës. 425 971 njerëz u imunizuan me nga dy vaksina secila.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 15 gushtin

Ditën e enjte do të mbajë mot me diell, në shumë vende i nxehtë. Pas mesditës do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave në perëndim, por vetëm në vende të izoluara në rajonin Rilla-Rodope do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të..

botuar më 24-08-14 7.35.MD

Parlamenti refuzoi të përfshijë gazin e parajsës në listën e narkotikëve

Kuvendi Popullor nuk miratoi projektvendimin për të udhëzuar Këshillin e Ministrave për përfshirjen e oksidit të azotit (gazit të parajsës) në listat e substancave narkotike sipas Ligjit për Kontrollin e Lëndëve Narkotike dhe Prekursorëve. Propozimi..

botuar më 24-08-14 6.32.MD
Ministri në detyrë i energjisë Vlladimir Malinov, Drejtori Ekzekutiv i

“Bulgartransgaz” bashkëpunoi me Prokurorinë Publike Evropiane në hetimin e Çirenit

Një ditë pas aksionit të Prokurorisë Evropiane në “Bulgartransgaz” dhe katër kompani të tjera në vend, ministri i energjisë Vlladimir Malinov dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë Kirill Ravnaçki dhanë më shumë informacion nga pala bullgare për..

botuar më 24-08-14 10.57.PD