Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Asnjë ndryshim në pozitën e Bullgarisë në lidhje me Maqedoninë e Veriut

| rinovuar më 21-05-21 5.29.MD
Foto: BGNES

Bullgaria është e hapur për një dialog të hapur me Maqedoninë e Veriut dhe pret punë nga fqinjët e saj më të afërt në një frymë sinqeriteti dhe konstruktiviteti. Këtë e deklaroi Ministri i Jashtëm Svetllan Stoev pas një takimi në Sofje me Komisionerin e Zgjerimit të BE Oliver Varhey dhe me Ministrin e Jashtëm Portugez Auguste Santos Silva. Ai theksoi mbështetjen konsekuente të Bullgarisë për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por në përputhje me parimin e fqinjësisë së mirë dhe garancitë e nevojshme për zbatimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë nga viti 2017.

“Zgjerimi i BE-së duhet të jetë bazuar tek arritja e rezultateve të qëndrueshme në ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në Ballkan dhe ky duhet të jetë një proces i pakthyeshëm në kohë.” Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev gjatë bisedimeve me komisionerët evropianë.

Mysafirët u takuan edhe me Kryeministrin e qeverisë teknike Stefan Janev. Në bisedim Janev ripohoi pozitën bullgare se deri tani nuk mund të përvijohet një tendencë pozitive sa i përket përballimit të kundërshtimeve kyçe me Shkupin.

Vizita vjen një javë para takimit në Bruksel, në të cilin Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria shpresojnë të miratojnë kornizat e tyre negociuese.

Komisioneri i Zgjerimit i BE Oliver Warhey vuri në dukje se Bullgaria është një vend anëtar kryesor për sa i përket zhvillimit të politikave ndaj Ballkanit Perëndimor.

Para takimit me ministrin Stoev, Varhey foli me iniciativën e vet me udhëheqësin e GERB Bojko Borisov dhe fokusi ishte gjithashtu në zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja dëshiron që marrëdhëniet bullgaro-vietnameze të arrijnë një nivel strategjik

Bullgaria dhe Vietnami do të punojnë për të thelluar më tej shkëmbimin ekonomik dhe investimet e ndërsjella, thanë presidenti Rumen Radev dhe ministri i industrisë dhe tregtisë së Vietnamit Nguyen Hong Zien. I ftuari është kryetari nga pala..

botuar më 24-05-14 8.36.PD

Zgjedhin "Burrin e Vitit - 2023" të Bullgarisë

Mbrëmjen e 14 majit do të jepen çmimet "Burri i vitit - 2023" i Bullgarisë. Të nominuar për këtë çmim janë basketbollisti ynë kombëtar Aleksandër Vezenkov, i cili luan në Asociacionin Kombëtar të Basketbollit (NBA), shkrimtari Georgi Gospodinov,..

botuar më 24-05-14 6.10.PD

Parashikimi i motit për 14 majin

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 7°. Vranësirat do të jenë të ndjeshme gjatë ditës, pas mesditës do të ketë reshje të shkurtra mbi Bullgarinë Perëndimore, intensive në zonat malore...

botuar më 24-05-13 7.35.MD