Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Folklori autentik është në fokus në Primorsko

Foto: arkiv

Të gjithë adhuruesit e folklorit bullgar janë të mirëseardhur si pjesëmarrës ose si spektatorë në Festivalin e Parë për Folklor Autentik “Tubim buzë detit”. Më të paktën 100 interpretues individualë  dhe 20 grupe nga krahinat e ndryshme të vendit do të dalin në skenë, njoftoi një nga organizatorët e shfaqjes Stojko Stojkov. Në kuadrin e 2 ditëve – nga 28 deri më 29 maj, në Qendrën Ndërkombëtare të Rinisë në Primorsko, amatorët do të prezantojnë këngë të lindura në mejdan, vallëzime dhe tradita nga vendet e veta të populluara.

“Ka pjesëmarrës nga Bullgaria Veriore - Tutrakan , Silistra, Ruse, Varna, Burgas, trakas ka shumë, Nova Zagora, Sliven - grupe me drejtues shumë të mirë, të cilët luftojnë në këto kohëra të vështira - tregon organizatori. Më kryesorja në këtë festival folklorik “Tubim buzë detit” është se u japim rrugëa në skenë fëmijëve të vegjël, që të mund t’i inkurajojmë. Madje dhe në këtë situatë pandemike, dëshira është e madhe. Natyrisht që kemi përgatitur dhe dekorata të shumta. Për festivale dhe tibime të tilla është me rëndësi të madhe të ketë dhe një skenë të bukur, pjesëmarrës të talentuar dhe një juri akademike, e cila të vlerësojë denjësisht interpretimet, meqenëse festivali ka një karakter konkursi.

Dëshira jonë është që t’i kushtojmë një vëmendje më të madhe kësaj , sesi kanë kënduar gjyshet dhe gjyshërit tanë, si kanë ekzekutuar dhe vallëzuar, prandaj e vëmë aksentin mbi folklorin autentik, traditat dhe kostumet e bullgarit.”

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Më shumë nga rubrika

Një konkurs ndërkombëtar po kërkon motive të ruajtura të qëndisura bullgare

Vatra e Kulturës “Shkëndijat Bullgare 2016” në qytetin Dobriç organizon një konkurs ndërkombëtar për një origjinal autentik ose të rikrijuar të një motivi të qëndisjes. Deri më 15 dhjetor 2021 pjesëmarrësit duhet të paraqesin   një model i cili..

botuar më 21-10-19 7.15.PD

Folklori bullgar në Sevilla

Një koncert i grupeve folklorike bullgare dhe i solistëve është i përfshirë në programin shoqërues të  Festivalit të Kombeve (Festival de las Naciones) në Sevilla të Spanjës. Në vazhdim të pak më shumë se dy muajve (25.09-01.11) festivali paraqet..

botuar më 21-10-17 11.15.PD

Kostadin Mihajllov për albumin e tij të ri

Këngëtari i ri popullor Kostadin Mihajllov, i njohur me punën e tij kërkuese, incizoi albumin e tij të dytë me vete. Në të prezantohen 16 kryevepra folklorike të realizuara prej tij në krahinën e tij të lindjes malin Stranxha, dhe më saktë në..

botuar më 21-10-16 2.15.MD