Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jeta e përditshme dhe festat gjatë një pandemiе

Shkencëtarët nga Sofja dhe Shkupi studiojnë ndryshimet në jetën tonë, zakonet dhe modelet e sjelljes

Foto: Facebook / @Project2021AES

Etnologët dhe antropologët nga Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut kanë filluar kërkime në terren për ndryshimin e jetës sonë të përditshme dhe mënyrën e shënimit të festave në qytete në kushtet e pandemisë Covid-19. Projekti quhet "Sofje-Shkup: Jeta e përditshme dhe festat gjatë një pandemie". Projekti në fjalë po realizohet nga një ekip shkencëtarësh të Shoqatës Akademike Etnologjike në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski ”dhe kolegët e tyre nga Universiteti i Shkupit, me mbështetjen financiare të Programit të Kulturës të Kryeqytetit të Bashkisë së Sofjes. Rezultatet dhe përvoja e të dy qyteteve diskutohet dhe krahasohet në një konferencë shkencore në internet më 2 qershor të organizuar nga shoqata bullgare. Forumi shkencor u jep mundësi etnologëve, folkloristëve, antropologëve, kulturologëve dhe historianëve të shkëmbejnë përvojë dhe të paraqesin punën e tyre mbi tema aktuale dhe të rëndësishme në lidhje me ndryshimet në jetën tonë në pandeminë Covid-19, shpjegon etnologia Anelia Ovnarska-Millusheva.

Projekti do të dokumentojë dhe analizojë histori interesante të banorëve të Sofjes dhe Shkupit për përvojat e tyre gjatë pandemisë, të cilat në të ardhmen do të jenë një mjet jashtëzakonisht i rëndësishëm për të analizuar se sa dhe si Covid-19 ndryshoi jetën tonë të përditshme. Ekipi përqendrohet në monitorimin e ndryshimeve në zakonet e përditshme, në të ushqyerin, normat kulturore, modelet e sjelljes, punën e të tjera në kushtet e pandemisë.

Disa nga hulumtimet dhe statistikat e prezantuara në konferencë u morën përmes një ankete që është publikuar në faqen Facebook të projektit. Ekipi i Anelia Ovnarska-Millusheva fton të gjithë ata që kanë dëshirë dhe mundësi ta plotësojnë atë. Deri më tani, më shumë se 200 njerëz e kanë bërë këtë. Përmes përgjigjeve për pothuajse 50 pyetje dhe përmes vëzhgimit dhe interpretimit profesional, shkencëtarët nga të dy vendet vijnë në përfundime kurioze.

Anelia Ovnarska-Millusheva

"Është interesante se vetë pandemia nuk ka ndikim negativ mbi cilësinë e punës. Gati 52% e të anketuarve shënojnë se pas stresit fillestar, masat anti-epidemike, pa marrë parasysh se sa të rënda kanë qenë, nuk kanë pasur një ndikim negativ në punën e tyre - thotë Anelia Ovnarska-Millusheva. - Gjithashtu, një pjesë e madhe e të anketuarve vënë në dukje se u pëlqen forma hibride e punës - nga shtëpia dhe nga zyra. Por ata gjithashtu thonë se shumë prej tyre nuk mund të bëjnë dallimin midis kohës së tyre të lirë dhe orëve të punës, dmth. mbetja në shtëpi turbullon vijën "punë" - "pushim". Një pikë tjetër interesante është se shumica e njerëzve pohojnë se nuk punojnë në krizë dhe kalojnë më shumë kohë me të dashurit e tyre. "

Këto të dhëna do të jenë jashtëzakonisht të vlefshme për të ardhmen, kur do të kemi më shumë statistika të përgjithësuara dhe mund të bëhet një pamje më e qartë dhe më e plotë e asaj që ka mbetur nga pandemia dhe e asaj ka ndryshuar në modelet e sjelljes dhe jetesës të njerëzve, thotë etnologia bullgare.

Në konferencën online më 2 qershor 13 shkencëtarë, etnologë dhe antropologë kulturorë i paraqesin raportet e tyre. Merr pjesë dhe një psikolog me studimet e tij se si ka ndryshuar mendimi ynë për jetën e përditshme, për jetën tonë në përgjithësi, si rezultat i pandemisë. "Ka një raport mbi de-urbanizimin dhe jetën e re rurale, e cila po fiton një popullaritet gjithnjë e më të madh, veçanërisht në kohën e izolimit. Ka edhe raporte për traditat në izolim dhe për jetën e përditshme në repartet Covid të spitaleve" - shton Anelia Ovnarska - Millusheva.

Përpiloi: Vesella Krësteva në bazë të materialit të Zoja Karaxhovës (Radio Bllagoevgrad)

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një festival ekologjik në Ellhovo prezanton ushqim të pastër nga fermat në rajon

Ellhovo ndodhet në pjesën juglindore të Ultësirës së Trakisë në mes të një fushe pjellore midis maleve Stranxha dhe Sakar. Një nga lumenjtë më të mëdha në Bullgari - Tunxha - kalon pranë qytetit, dhe në rajon ka 21 fshatra me tokë bujqësore, të cilat..

botuar më 24-09-06 5.25.PD

“Supa më e shijshme e peshkut” dhe vera do të ofrohen në një festival në Burgas

Festivali i pestë i Peshkut dhe i Verës do të mbahet nga 5 deri më 8 shtator në qytetin tonë bregdetar Burgas. Veprimtaria do t'u ofrojë banorëve dhe mysafirëve të qytetit një shumëllojshmëri prodhimi të kuzhinës dhe verës, një program muzikor dhe..

botuar më 24-09-05 6.10.PD
Ekaterina Zaharieva dhe Julijan Popov

Nominimet bullgare për Komisioner Evropian: Beteja për resorë në kulmin e formimit të përbërjes së re të KE-së

Nominimet për eurokomisioner bullgar u shpallën në sfondin e zëvendësimit të qeverisë së parë provizore të kryeministrit Dimitër Gllavçev me atë të dytë, në sfondin e një krize të thellë partiake në dy nga forcat politike tradicionale në Bullgari -..

botuar më 24-09-04 7.07.MD