Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Mjellma e bardhë e Danubit” rikthen bukurinë e vet

Foto: vidin.bg

Sinagoga në qytetin Vidin të Bullgarisë Veriperëndimore, e cila është e dyta për nga madhësia në Bullgari, së shpejti do të rikthejë shkëlqimin e saj. Kësaj here ajo nuk do të jetë shtëpi lutjeje, por qendër kulturore. Filloi restaurimi i godinës e cila që prej dekadash po shkatërrohej. Për rindërtimin e saj u sigurua ndihmë falas në kuadrin e Programit Operativ “Regjione në rritje”. Shuma e domosdoshme për rivendosjen e bukurisë së godinës arrin 9 800 000 leva.

Dikur e quajtën sinagogën “mjellmën e bardhë të Danubit” sepse godina shihet që nga larg pranë lumit. Ajo është e ngjashme me atë në Budapest. U ndërtua me dhurata vetëm për një vit. Punimet e ndërtimit përfunduan në vitin 1894. Sinagoga ishte një shtëpi lutjeje për hebrenjtë më se 50 vjet. Këtë e tregojnë dokumentet e Arkivit Shtetëror në qytetin Vidin. “Pas zhvendosjes së hebrenjve nga qyteti Vidin pas vitit 1949, aty mbeti një bashkësi е vogël dhe në vitet 50-të të shekullit të kaluar komuniteti i atëhershëm i vogël hebre në qytet vendosi për t’ia dhuruar ndërtesën bashkisë së qytetit. Vite me radhë sinagoga shfrytëzohej si depo derisa në fillim të viteve 80-të të shekullit të kaluar u vendos që godina të kthehet në një sallë koncertesh, për shkak të akustikës së mirë”, tregon shefja e arkivit në bashkinë e qytetit Svetllana Krësteva para BNR – Vidin.

Forcimi i godinës filloi. Por kur u zbulua se konstruksioni i çatisë duhet të zëvendësohet, financimi u ndalua dhe ndërtesa u harrua. Dhe megjithëse komuniteti hebre në qytet është shumë i vogël, shpresat e tij janë që sinagoga të restaurohet dhe të ruhet, madje edhe për qëllime të tjera.

Në mënyrë që pamja e ndërtesës të jetë sa më afër llojit në të cilin ishte gjatë ndërtimit, do të përdoren teknologji dhe materiale moderne, shpjegoi udhëheqësi  i projektit të restaurimit Lëçezar Llallov. Restaurimi dhe forcimi i sinagogës dhe shndërrimi i saj në një qendër kulturore duhet të përfundojë në tetor të vitit të ardhshëm.

Përpilues: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

2.5 milionë leva për restaurimin e Monumentit të Ushtrisë Sovjetike

Guvernatorja rajonale e Sofjes, Vjara Todeva, kërkoi 2.5 milionë leva për restaurimin dhe konservimin e figurave dhe basorelieveve të çmontuara nga Monumenti i Ushtrisë Sovjetike, njoftoi administrata rajonale. Në letrën e saj drejtuar kryeministrit..

botuar më 24-04-11 9.18.PD
Ursula von der Leyen

A është i sigurt mandati i dytë i Ursula von der Leyen?

Ligjet më ambicioze për ruajtjen e natyrës, programi i furnizimeve të vaksinave kundër Covid-19, mbështetja e fortë për Ukrainën dhe toni i ashpër ndaj Kinës. Kështu me disa fjalë mund të karakterizohet mandati i parë i Ursula von der Leyen në krye të..

botuar më 24-04-10 1.35.MD
Doc. Aleksej Pamporov

“Lidhja e Zërave. Diaspora” paraqet rrëfimet e 82 bullgarëve jashtë vendit

Platforma online për të drejtat e njeriut “Margjinali”, me mbështetjen e Fondacionit “Tomsën”, përgatiti projektin “Lidhja e Zërave. Diaspora”, duke paraqitur 82 histori dokumentare të njerëzve nga diaspora bullgare në BE, SHBA dhe Kanada. Projekti..

botuar më 24-04-10 10.15.PD