Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Mjellma e bardhë e Danubit” rikthen bukurinë e vet

Foto: vidin.bg

Sinagoga në qytetin Vidin të Bullgarisë Veriperëndimore, e cila është e dyta për nga madhësia në Bullgari, së shpejti do të rikthejë shkëlqimin e saj. Kësaj here ajo nuk do të jetë shtëpi lutjeje, por qendër kulturore. Filloi restaurimi i godinës e cila që prej dekadash po shkatërrohej. Për rindërtimin e saj u sigurua ndihmë falas në kuadrin e Programit Operativ “Regjione në rritje”. Shuma e domosdoshme për rivendosjen e bukurisë së godinës arrin 9 800 000 leva.

Dikur e quajtën sinagogën “mjellmën e bardhë të Danubit” sepse godina shihet që nga larg pranë lumit. Ajo është e ngjashme me atë në Budapest. U ndërtua me dhurata vetëm për një vit. Punimet e ndërtimit përfunduan në vitin 1894. Sinagoga ishte një shtëpi lutjeje për hebrenjtë më se 50 vjet. Këtë e tregojnë dokumentet e Arkivit Shtetëror në qytetin Vidin. “Pas zhvendosjes së hebrenjve nga qyteti Vidin pas vitit 1949, aty mbeti një bashkësi е vogël dhe në vitet 50-të të shekullit të kaluar komuniteti i atëhershëm i vogël hebre në qytet vendosi për t’ia dhuruar ndërtesën bashkisë së qytetit. Vite me radhë sinagoga shfrytëzohej si depo derisa në fillim të viteve 80-të të shekullit të kaluar u vendos që godina të kthehet në një sallë koncertesh, për shkak të akustikës së mirë”, tregon shefja e arkivit në bashkinë e qytetit Svetllana Krësteva para BNR – Vidin.

Forcimi i godinës filloi. Por kur u zbulua se konstruksioni i çatisë duhet të zëvendësohet, financimi u ndalua dhe ndërtesa u harrua. Dhe megjithëse komuniteti hebre në qytet është shumë i vogël, shpresat e tij janë që sinagoga të restaurohet dhe të ruhet, madje edhe për qëllime të tjera.

Në mënyrë që pamja e ndërtesës të jetë sa më afër llojit në të cilin ishte gjatë ndërtimit, do të përdoren teknologji dhe materiale moderne, shpjegoi udhëheqësi  i projektit të restaurimit Lëçezar Llallov. Restaurimi dhe forcimi i sinagogës dhe shndërrimi i saj në një qendër kulturore duhet të përfundojë në tetor të vitit të ardhshëm.

Përpilues: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

Sofja zuri vendin e dytë në konkursin "Kryeqyteti i Gjelbër i Evropës" për vitin 2023

Kryeqyteti bullgar Sofja u rendit i dyti në konkursin "Kryeqyteti i Gjelbër i Evropës" për vitin 2023, duke ia lënë vendin e parë kryeqytetit estonez të Talinit. Zëvendëskryetarja e bashkisë Desisllava Bileva komentoi se Sofja ka përmirësuar..

botuar më 21-09-13 8.36.PD

Në fshatin Komarevo – për çfarë mjaftojnë 750 euro në vit

Fshati Komarevo gjendet në Bullgarinë Verilindore, vetëm në 10 kilometra në jug nga qyteti Provadia, në bregun e djathtë të lumit Gllavnica. Një vend, i cili nuk dallohet me ndonjë gjë të jashtëzakonshme, por me siguri udhëtuesit nëpër rrugën..

botuar më 21-09-13 7.15.PD

Filloi regjistrimi zyrtar i popullsisë në Bullgari

Regjistrimi zyrtar i popullsisë filloi në mesnatë të 6 shtatorit duke u gdhirë   7 shtatori dhe do të vazhdojë deri më 3 tetor. Në dhjetë ditët e para do të bëhet me vetë regjistrim elektronik, gjë pas së cilës do të kalojë në rrugën klasike – 27..

botuar më 21-09-07 1.26.MD