Presidenti Rumen Radev vlerësoi para gazetarëve vendosmërinë e qeverisë së SHBA -së për të mbështetur shoqërinë bullgare në kërkimin e saj për më shumë transparencë dhe drejtësi. "Vetë fakti se sanksione të tilla u imponohen qytetarëve dhe kompanive bullgare është një diagnozë e qartë e regjimit që rriti këtë korrupsion, por ky është vetëm hapi i parë," komentoi Radev.
Ai tha se po komunikon me qeverinë e përkohshme në lidhje me masat e marra nga autoritetet amerikane në bazë të të ashtuquajturit ligj “Magnitski” dhe paralajmëroi se ato do të ndikonin të gjithë që kanë marrëdhënie biznesi me të sanksionuarit nga SHBA-ja. Radev shprehu keqardhje që zbulimet rreth krimeve të mëdha financiare vijnë nga përtej oqeanit, dhe jo nga Prokuroria bullgare.
Ministri grek i mbrojtjes Nikos Dendias njoftoi se Greqia, Bullgaria dhe Rumania do të krijojnë një korridor ushtarak në krahun lindor të NATO-s. "Me kolegët e mi bullgarë dhe rumunë Atanas Zaprjanov dhe Angel Tilvar, nënshkruam në margjinat e..
Grupi parlamentar i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) përjashtoi 17 deputetë. Në mesin e tyre është edhe bashkëkryetari Xhevdet Çakërov. Vendimi u lexua në sallën plenare nga nënkryetarja e Kuvendit, Rosica Kirova. Të gjithë të përjashtuarit..
Kryetari i nderit i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), Ahmed Dogan, në një apel drejtuar të gjithë përkrahësve të partisë, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Grupit Parlamentar, Deljan Peevski dhe të pesë personave të tjerë të shquar nga..