Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Manastiri i Rilës dhe qyteti i lashtë Nesebër janë ndër objektet më të njohura të UNESKO-së në Bullgari, tregon kuizi ynë online

Foto: arkiv

Në lidhje me përvjetorin e 85-të nga transmetimet e para të Radios Kombëtare Bullgare për jashtë shtetit pasardhësi i tyre - Radio Bullgaria, startoi një lojë me pyetje për kulturën dhe historinë bullgare.

Në edicionin e dytë ju pyetëm: Cilat nga objektet kulturore janë në listën e UNESKO-s?

Rezultatet e përmbledhura nga dhjetë versionet gjuhësore të Radio Bullgarisë tregojnë se më të njohurit janë Manastiri i Rilës dhe qyteti i vjetër Nesebër. Këto janë dy prej destinacioneve më të njohura për turizëm kulturor në vendin tonë.


Kisha e Bojanës, e cila gjithashtu është objekt nën egjidën e UNESKO-s radhitet në vendin e tretë për nga popullariteti ndër auditorin tonë internet.

Më pak vota dhe me bazë morën Perperikon dhe Herakleja Sintika. Këto dy objekte nuk janë pjesë e Listës së UNESKO-s, por ka ka të ngjarë që për shkak të popullaritetit të fituar vitet e fundit u përfshinë nga disa pjesëmarrës në përgjigjet e tyre të anketës sonë.

Më shumë për monumentet kulturore të Bullgarisë që janë në Listën e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore mund të lexoni KËTU.

Duke ju falënderuar nga zemra për pjesëmarrjen tuaj, ju ftojmë të merrni pjesë në kuizin tonë të ardhshëm, i cili së shpejti do të shfaqet në sajtin e Radio Bullgarisë!

Përpilues: Krasimir Martinov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 8 gusht 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në minutat për muzikë do t’ju informojmë për Festivalin Open Buzludzha, i cili lidh kulturën, historinë dhe natyrën në një përjetim të paharrueshëm për adhuruesit e muzikës. Ju urojmë..

botuar më 24-08-08 3.00.MD

Bullgaria sot – 7 gusht 2024

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 7 gusht 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën "Unë po të shtrij ty" në interpretim të duetit   “Bisera dhe Lidija”. Ju urojmë minuta të..

botuar më 24-08-07 3.00.MD

Bullgaria sot - 6 gusht 2024

Të nderuar dëgjues, në programin tonë të sotëm kemi përgatitur dy materiale të përzgjedhura nga rubrikat tona. Së pari në rubrikën tonë Personalitete do t’ju njohim me Prof. As. Dr. Raqi Bello, i cili do të na tregojë për studimin e gjuhës bullgare në..

botuar më 24-08-06 3.00.MD